E hënë, 2 Qershor, 2025
19.8 C
Skopje

Paris Saint-Germaini dhe Interi publikojnë formacionet zyrtare

Paris Saint-Germaini dhe Interi kanë publikuar formacionet zyrtare para finales së madhe të Ligës së Kampionëve e cila do të nis me fillim nga ora 21:00.

 

Dy ekipet do të takohen në ‘Allianz Arena’ të Mynihut, aty ku pritet të zhvillohet një ‘luftë’ mes dy taboreve që kanë shfaqur mjaft kualitet këtë edicion.

 

Trajnerët Luis Enrique dhe Simone Inzaghi kanë vendosur që të futen në fushë me lojtarët më të mirë në dispozicion.

 

Tekniku spanjoll ua ka besuar sulmin emrave si Kvaratskhelia, Dembele dhe Doue, teksa Inzaghi në anën tjetër starton me dyshen e zakonshme Lautaro dhe Thuram.

Kujtojmë se për PSG-në do të ishte hera e parë në histori të klubit që do ta fitonte këtë trofe në rast triumfi, ndërsa për Interin trofeu i parë i Ligës së Kampionëve që nga viti 2010.

 

Formacionet zyrtare:

 

PSG: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; Joao Neves, Vitinha, Fabian Ruiz; Kvaratskhelia, Dembele, Doué

 

Inter: Sommer; Dumfries, Pavard, Acerbi, Bastoni, Di Marco; Calhanoglu, Barella, Mkhitaryan; Lautaro, Thuram.

 

 

Më të lexuara

Taravari: Azir Aliu ishte personi i parë që ka komunikuar me Ali Ahmetin

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka deklaruar...

Shkolla e Norovës, shteti nuk investon dhe prish atë që ndërtuan vetë

“Një shkollë që rrezikon të rrënohet. Një kërkesë e...

Ali Ahmeti kujton 27 vjetorin e rënies së dëshmorit të kombit, Ilir Konushevci

Sot, në këtë përvjetor të rëndësishëm, kujtojmë me nderim...

Ligji i ri, masa të rrepta për shkelësit, “qyteti i sigurt“, në funksion nga 1 janari

Shpejtësia e lartë e vozitjes dhe madje, drejtimi i...

Dauti bind Mickoskin ta vizitojnë Nerovën për të gjetur zgjidhje për shkollën

Problemi shumëvjeçar i shkollës në Nerovë pritet të marrë...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads