Para takimit me Thaçin në Hagë, Rama: Drejtësia ndërkombëtare ka lënë kokrrën e namit

Ditën e sotme, 18 dhjetor, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një mesazh në rrjetet sociale, pak para se të takojë në Hagë ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

 

Me shpresën se viti 2026 do i japë fund procesit gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, që kreu i qeverisë e quan “teatër absurd”, tha se “drejtësia ndërkombëtare ka lënë kokrrën e namit”.

 

“Ajo lloj drejtësie ku shkeljet e standardeve e të drejtave të njeriut, të normave janë në fakt e vetmja normë që ka karakterizuar këtë farsë, ku ende pa u dënuar, një president i zgjedhur demokratikisht nga populli sëbashku me tre bashkëluftëtarë, mbahen mbyllur. Tani që ka mbaruar ekspozeja e pseudo-provave të akuzës dhe parada e dëshimtarëve qesharakë të sjellë në sallën e drejtësisë si dhe dëshmitë tejet serioze të dëshmitarëve të mbrojtjes, pritet vendimi”, deklaroi kryeministri.

 

“Dua shumë të besoj se e drejta do të fitojë, që është e drejta e bekuar përjetësisht me gjakun e heronjve, martirëve me dhimbjet e patregueshme të nënave, motrave, grave e vajzave të përdhunuara e të sakatuara, gjatë një periudhe nga më të zymtat, për vetë Europën, në zemër të Europës”, shtoi Rama.

Më të lexuara

Abdullah Ismaili zgjidhet kryetar i PDSH-së në Saraj

Abdullah Ismaili është zgjedhur kryetar i degës së Partisë...

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Bashkësia Islame: MERRET LEJA PËR NDËRTIMIN E OBJEKTIT TË RI ADMINISTRATIV PRANË KALASË SË SHKUPIT

NJË ARRITJE E RËNDËSISHME PËR BASHKËSINË FETARE ISLAME Pas shumë...

Shkollat e mesme në Shkup pajisen me makina të reja për pastrimin e dyshemeve

Shkollat e mesme në Shkup janë pajisur me makina...

Ndërroi jetë Shpat Kasapi

Këngëtari i njohur i pop-muzikës, Shpat Kasapi, ka ndërruar...

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Arabia Saudite është renditur e para në botë në...

Një muaj paraburgim për Gjestin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit...

Artikuj të ngjashëm