E premte, 9 Maj, 2025
21.8 C
Skopje

Osmani: Deklarata e Gashit për gjuhën shqipe është poshtëruese dhe fyese ndaj shqiptarëve

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka reaguar ndaj deklaratës së kryeparlamentarit Afrim Gashi i cili tha se gjuha shqipe është gjuhë e përkthyer dhe jo zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

 

Osmani në reagimin e tij kërkon që Gashi të tërhiqet nga kjo deklaratë dhe të kërkojë falje publike ndaj qytetarëve shqiptarë.

 

Osmani thotë se Gashi po bëhet instrument përçarës dhe denigrues.

 

Reagimi i plotë:

 

Në karrierën time politike dhe në gjithë eksperiencën që kam pasur në vend dhe në botë, nuk kam dëgjuar kurrë një deklaratë më poshtëruese, të pasaktë dhe servile se kjo për gjuhën shqipe.

 

Deklarata e tillë është një fyerje e rëndë për popullin shqiptar dhe një mohim i realitetit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

I bëj thirrje z. Gashi që menjëherë ta tërheqë këtë deklaratë dhe t’i kërkojë falje publike qytetarëve shqiptarë.

 

Një figurë që përfaqëson një institucion të lartë duhet të mbrojë dinjitetin e popujve dhe komuniteteve dhe të respektojë të drejtat e të gjithë qytetarëve, jo të bëhet instrument i diskursit përçarës dhe denigrues.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads