More

    Oferta e çmendur: 180 milionë Euro për Ronaldon

    Futbolli është sporti më i populluar në botë dhe vitet e fundit ka arritur kulmin pasi klubet e mëdha po shpenzojnë shuma ‘faraonike’ për të transferuar lojtarët.

    Së fundmi është e përditshmja portugeze “A Bola” e cila ka paralajmëruar një ofertë të çmendur në drejtim të Real Madridit për të lënë të lirë Cristiano Ronaldon.

    180 milionë Euro ofertë e padëgjuar më para që paralajmërohet se do të vijë nga Franca, Anglia dhe Kina.

    Franca- Janë dy klube të interesuara mjaftueshëm për të marrë shërbimet e Ronaldos, PSG dhe Monaco janë një fuqi e padiskutueshme ekonomike. Pas largimit të Ibrahimovicit, PSG po vuan për një sulmues dhe është e gatshme të shpenzojë plot 180 milionë euro për të transferuar fituesin e “Topit të Artë”. Gjithashtu Monaco ka para mjaftueshëm sidomos po shiti Kylian Mbappé për të cilin nuk kursehen oferta mbi 100 milionë Euro, ndërsa nuk përjashtohet edhe ndonjë shkëmbim i mundshëm mes Ronaldos dhe Mbappé.

    Anglia- Ofertat dhe interesim i madh vjen nga Manchester United, skuadra që dashurohet nga Ronaldo. Refuzimi i Griezmann ka detyruar “Djajtë e Kuq” që të kthejnë kokën drejt 32-vjeçarit që dy vitet e fundit ka arritur kulmin në karrierën e tij.

    E fundit por jo më pak e rëndësishme janë ofertat nga Kina ku skuadrat janë kthyer në një industri investimesh.

    Tashmë duhet të presim nëse ky shkrim i gazetës portugeze është vetëm spekulim mediatik apo pas saj fshihen këto oferta që do tronditin Europën.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    BEKATONIZOHEN 1.400 METRA KATRORË NË SEMENISHTË

    Sot, në vendbanimin Semenishtë u përurua përfundimi i punimeve të bekatonizimit të një rruge alternative prej 1400 metra katrorë,...

    Fshati Rashçe pa ujë

    Pës shkak të defektit në rrugë f-150mm në fshatin Rashçë, nën rezervuar, sot ndërprerje të furnizimit me ujë do...

    Kamionët me ndihma humanitare kalojnë kalimin kufitar Rafah pas shpalljes së armëpushimit

    Pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, kamionët me ndihma humanitare filluan të hyjnë...

    Vajza e rreh nënën e saj në Bogovinë, policia e arreston

    MPB ka njoftuar se me datë 18.01.2025, në ora 18:45 në fshatin Bogovinë, zyrtarët policorë të NjP Kamnjan, kanë...