More

    Nxënësit e Sarajit dhe Studeniçanit kërkojnë zgjidhje për transportin

    Me këtë realitet përballen nxënësit e fshatrave të komunës së Sarajit dhe Studeniçanit që ndjekin mësimet në gjimnazin “Zef Lush Marku” dhe “Cvetan Dimov” në Shkup. Çdo ditë para syve të tyre mbyllen dyert e autobusëve të stërngarkuar me nxënës, ndërsa shumë autobusë të tjerë as që ndalen fare në stacione kur shohin këtë turmë të madhe nxënësish. Nxënësit ankohen se për shkak të tollovisë që krijohet shpesh herë edhe vonohen në mësim.

    “Shumë nxënës ka, na merr ndonjëri, ndonjë nuk ndale se shumë nxënës. Me zor futemi se shumë nxënës ka, tash kur shkojmë pasdite në shkollë”.

    “Normal që po duke shkuar në shkollë. Mësoj në Zef Lush Marku, jam nga Saraji”.

    Të revoltuar nga maltretimet që përjetojnë gjatë rrugës për në shkollë, nxënësit kërkojnë transport të veçantë ose të kenë të drejtë të udhëtojnë me minibusët privat, siç edhe ishte para disa vjetësh.

    “Kur jemi pasdite, paradite mirë është. Pasdite prej në ora 13 e 30 jemi në shkollë, ndonjëherë ndodhë vonohemi 10 minuta. Nuk ndalen kur shohin shumë kallaballëk”.

    “Unë mendoj se duhet të kemi transport të veçantë për të shkuar në shkollë”.

    Ndërkohë, shoferët e minibusëve privat thonë se nuk mund të lejojnë transportin e nxënësve për shkak se qytetit i Shkupit u ka mbetur borxh për pagesat e transportit katër vjet më parë.

    “Kemi pas tre-katër vjetësh, ato pagesat nuk na i dhanë. Sa i vjet i keni vozit ashtu? 4 vjet. Edhe nuk keni marr asgjë, sa ju kanë mbet borxh? Përafërsisht nuk e di unë, e di shefi për atë.. Nga njëra anë të jep leje nga tjetra ta ndalon”.

    Për shkak të rrëmujës me nxënësit, pasojat i vuajnë edhe qytetarët e rëndomtë.

    “Përse nuk arritët të ngjiteshit në autobus? Për shkak se ka shumë njerëz. Çdo ditë është kështu. Thuajse po, nuk janë të rregullt. Unë prisja këtu shoferi nuk e hapi derën, trokita disa herë dhe nuk e hapi derën, iku”.

    Nga qyteti I Shkupit shfajësohen duke thënë se transportuesit publik dhe ata privat duhet të mbajnë llogari për realizimin e orarit të rregullt të qarkullimit me qëllim që udhëtarëve tu sigurohet transport efikas në të gjitha relacionet.

     

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    [quads id=5]

    [quads id=4]

    spot_img

    Të fundit

    Danimarka miraton ligjin që ndalon djegien e Kuranit

    Parlamenti i Danimarkës ka miratuar ligj që ndalon “sjelljen e papërshtatshme” ndaj librave fetarë. Ligji njihet gjerësisht në vend...

    Rrahje në burgun e Idrizovës

    Më datë 06.12.2023 në ora 16.00 në SPB Shkup, nga IEVP Burgu Idrizovë, është raportuar se më datë 05.12.2023...

    Vauçerë për vizitë të vendeve turistike në Maqedoni- masa e re për mbështetje të studentëve

    Masa e Ministrisë së Ekonomisë për vauçerët për mbështetje të turizmit vendor që ishte destinuar për punëtorët me të...

    Ziberi: Disa institucione kanë punësuar vetëm maqedonas, disa vetëm shqiptarë

    Avokati i popullit, Naser Ziberi,  duke prezantuar Raportit  për monitorimin e zbatimit të parimit për përfaqësimin e drejtë dhe...
    spot_img
    WordPress Ads