E premte, 9 Maj, 2025
12.8 C
Skopje

Një xhami shqiptare përurohet në Winterthur të Zvicrës, kështu duket brenda

Njoftimi u bë nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Në përurim mori pjesë drejtori i Drejtorisë për Diasporën në BIK, Ekrem ef. Simnica.

Ai tha se kjo xhami nuk është thjesht një ndërtesë me mure dhe kube, por një vend i shenjtë, ku besimtarët do të gjejnë paqe shpirtërore.

“Do të forcojnë lidhjen e tyre me Zotin dhe do të zhvillojnë marrëdhënie më të ngushta me njëri-tjetrin. Në këtë hapësirë të bekuar do të bashkohemi për të falur namazin, për të ndarë mësimet e fesë sonë dhe për të rritur vlerat e moralit dhe të drejtësisë. Kjo xhami është gjithashtu një simbol i përkushtimit dhe sakrificës së komunitetit tonë. Ajo është ndërtuar me kontributin e përbashkët të të gjithë atyre që kanë ofruar kohën, pasurinë dhe energjinë e tyre për të realizuar këtë projekt. Kjo dëshmon për unitetin dhe forcën tonë, përkushtimin tonë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për brezat e ardhshëm”, njofton BIK transmeton Klankosova.tv

Simnica, në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, i dorëzoi një mirënjohje Kryesisë së xhamisë “Winti” në Winterthur të Zvicrës për kontributin dhe angazhimin e dhënë me rastin e ndërtimit të kësaj xhamie.

Tetova1 në Youtube

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Nga 2 maji, hyrja me automjete në Malin Sharr do të paguhet! Ja sa do të kushtojë

Nga data 2 maj 2025, fillon zbatimi i pagesës...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

“Unë jam koordinator i 14 deputetëve”! Snopçe demanton Qokun për ndarjen e grupit të deputetëve

Unë jam koordinator i grupit të deputetëve të VLEN-it,...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads