E premte, 9 Maj, 2025
12.8 C
Skopje

Një i vdekur nga gjuajtja me armë në Çair! MPB: Ka të arrestuar, dyshohet se përleshja filloi pas një mosmarrëveshje në komunikacion

Nga Ministria e Punëve të brendshme për TV21 thonë se nga përleshja e djeshme me armë në Çair ka mbetur i vrarë një person, shkruan TV21. Bëhet fjalë për një 35-vjeçar me iniciale H.B.

 

 

“Më datë 11.02.2025 në ora 00.06 në SPB-Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit ” Shën Naumi i Ohrit” është raportuar se me plagë nga arma e zjarrit janë sjellë H.B. (35) dhe A.D.(35), të dy nga Shkupi, dhe se H.B. më pas ka vdekur., ndërsa te A.D. është bërë një ndërhyrje dhe është mbajtur për mjekim. Për shkak të plagëve me armë zjarri në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza” është transferuar edhe N.D. nga Shkupi. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, thonë nga MPB.

 

 

Sipas MPB-së, sipas një denoncimi paraprak, deri te përleshja kishte ardhur pas një mosmarrëveshje në komunikacion.

 

“Më datë 10.02.2025, rreth orës 23:50, në SPB- Shkup është raportuar se në një parking në zonën e Çairit, për shkak të një mosmarrëveshje të mëparshme në komunikacion, mes dy grupeve ka pasur konflikt, gjatë së cilës janë përdorur edhe armë zjarri”, thonë nga MPB.

 

 

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Nga 2 maji, hyrja me automjete në Malin Sharr do të paguhet! Ja sa do të kushtojë

Nga data 2 maj 2025, fillon zbatimi i pagesës...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

“Unë jam koordinator i 14 deputetëve”! Snopçe demanton Qokun për ndarjen e grupit të deputetëve

Unë jam koordinator i grupit të deputetëve të VLEN-it,...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads