Niveli i ujit në liqenin e Ohrit, nën minimumin e lejuar

Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit vazhdon të bjerë, madje duke kaluar kufirin nën minimumin e lejuar. Sipas të dhënave të fundit, niveli i ujit në liqen sot është në kuotën prej 693.09 metra mbi nivelin e detit që është 20 centimetra nën mesataren për këtë periudhë të vitit

 

Ndryshe, niveli i ujit në liqen është për momentin një centimetër nën minimumin e lejuar të kuotës 693.10 metra mbi nivelin e detit.

 

Për nivelin e pafavorshëm kontribuon edhe periudha e zgjatur e thatësirave pa reshje, por më së shumti shkarkimi i tepërt i ujit dhe eksploatimi për prodhimin e energjisë elektrike përmes rrjedhave ujore të Drinit të Zi.

 

Luhatja e nivelit të ujit në liqen ka pasoja negative në shumë aspekte, por më së shumti është reflektuar negativisht në pjesën bregdetare e cila është e rëndësishme për ekosistemin e liqenit.

Më të lexuara

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Bekim Fazliu: “A festuat mjaftueshëm? Tani gjeni kriminelët që sulmuan dy punëtorët e higjienës!”

“A festuat mjaftueshëm? Shumë mirë bëtë. U ndjemë krenarë...

Aksident i rëndë në rrugën Strazhë–Gostivar, vetura del nga rruga dhe rrokulliset

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë...

Nesër pa rrymë një pjesë e Sarajit

Në Komunën Saraj, prej orës 08:30 deri në orën...

Artikuj të ngjashëm