More

    Nikos Kotzias : Ali Ahmeti “lideri natyral i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”

    Faktori shqiptar ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në përfundimin e marrëveshjes së Prespës. Ka qenë kjo deklarata e ish ministrit të jashtëm grek Kotzias në një intervistë për mediat greke.

    Ish ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka veçuar rolin përcaktues të faktorit shqiptar në finalizimin e Marrëveshjes së Prepës.

    Në një intervistë të gjatë në televizionin publik ERT, Kotzias ka zbardhur disa prej “prapaskenave” të negociatave për zgjidhjen e kontestit për emrin kushtetues të maqedonisë.

    Ai tha se përpjekjet e qeverisë Tsipras filluan në verën e 2015-2, kur në pushtet ishte Nikolas Gruevski. Kotzias shënoi se këto përpjekje nuk dhanë rezultat.

    Në të njëjtën kohë, Kotzias nisi bisedimet edhe me kreun e opozitës së atëhershme, Zoran Zaev, si dhe me Ali Ahmetin, të cilin gjatë intervistës e cilësoi si “liderin natyral të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”.

    Kotzias tregoi se atëherë i kishte telefonuar sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton.

    “Më tha ‘nuk bën mirë që takohesh me opozitën dhe me shqiptarët, pse Gruevski ndihet se ndodhet nën presion’. I thashë të mos më telefonojë më dhe të mos përzihet në negociatat që po bën Greqia me FYROM për zgjidhjen e një problemi të rëndësishëm midis tyre. Dhe nuk telefonoi më”, tha ish ministri i jashtëm grek.

    Duke iu referua kontakteve me palën shqiptare, Kotzias vuri në dukje se “Faktori shqiptar donte zgjidhje. Dhe përbënte një element që ndihmonte avancimin e zgjidhjes, madje edhe kundër dëshirës së Gruevskit”.

    “Ahmeti dhe Osmani, nënkryetari i qeverisë, ishin aleatët tanë në negociatat. Ky bashkëpunim me shqiptarët dha fryte deri edhe në fazën përfundimtare të negociatave”, shtoi Kotzias.

    Kotzias shtoi se roli i faktorit shqiptar ishte vendimtar gjatë procesit të ndryshimeve kushtetuese, në përcaktimin e çështjeve të gjuhës dhe shtetësisë.

    Ish ministri i jashtëm grek nuk pranoi të përgjigjej nëse fonde sekrete të shtetit grek janë disbursuar për media në Shkup.

    “Kjo është një çështje me të cilën po merret drejtësia dhe unë nuk dua të bëj asnjë koment”, tha Nikos Kotzias./abcnews.al

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Halil Kastrati:Një person pyeti drejtorin e shtëpisë së të moshuarve se çfarë dokumentesh kërkohen për të vendosur babain e tij në shtëpinë e të...

    Një person pyeti drejtorin e shtëpisë së të moshuarve se çfarë dokumentesh kërkohen për të vendosur babain e tij...

    Merita Mustafai zëvendësohet nga një maqedonas nga Qeveria Vlen-VMRO

    Në kompaninë shtetërore ESM, ku qeveria VLEN-VMRO zëvendësoi Bujar Dardhishtën me serbin Petar Miletiq, vazhdoi largimi edhe i shqiptarëve...

    Ali Ahmeti: Në 33 vjetorin e pavarësisë, shqiptarët po trajtohen si qytetarë të rendit të dytë

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka shënuar përvjetorin e 33të të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut me një...

    BDI: Nikolloski shpif qëllimisht për ti dëmtuar projektet që na lidhin me Kosovën dhe Shqipërinë

    Bashkimi Demokratik për Integrim me neveri ndjek lehtësinë me të cilën gënjeshtrat dhe manipulimet ditoroe botohen dhe shpërndahen pa...