More

    Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Ditën e hënë do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë.

    Sipas njoftimit në kalendarin zyrtar të Dhomave të Specializuara, seanca të hënën do të nisë në ora nëntë.

    Në po të njëjtin orar do të fillojnë edhe seancat për ditën e martë, mërkurë dhe të enjte.

    Kjo është java e parafundit e seancave, përpara se trupi gjykues të shkojë në pushim veror.

    Përgjatë kësaj jave janë dëgjuar dëshmi të dëshmitarëve të ftuar nga Prokuroria Speciale.

    Ditën e enjte, nga Prokuroria deklaruan se dëshmitari i mbrojtur, që ka deklaruar po atë ditë, ka thënë se ai dhe i afërmi i tij kanë përkrahur partinë LDK.

    Sipas dëshmisë, në vitin 1998, anëtarët e UÇK-së rrëmbyen të afërmin e dëshmitarit, trupi i të cilit u gjet më vonë atë vit. Në të njëjtin vit, dëshmitari gjithashtu u ndalua dhe u keqtrajtua nga pjesëtarët e UÇK-së.

    Kujtojmë se të hënën do të vazhdojë dëshminë edhe Bislim Zyrapi.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Aziri nga BDI: Ministria e Kulturës po i trajton shqiptarët si qytetarë të dorës së dytë, nuk ua dha as 12% të buxhetit për...

    Sekretari për Kulturë i Bashkimit Demokratik për Integrim, Valmir Aziri tha se, shqiptarët po përjetojnë diskriminimin më të rëndë...

    Arabia Saudite Kundërshton Zhvendosjen e Palestinezëve: “Çështja e Palestinezëve Është e Panegociueshme”

    Arabia Saudite tha se nuk do të vendosë lidhje me Izraelin pa formimin e një shteti palestinez, duke dalë...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira lokale. Në vend do të fryjë një...

    Kurdët me apel historik ndaj Erdoganit

    Presidenti i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe themeluesi i saj në vitin 1978, Abdullah Ocalan, do të...