Sipas njoftimit të meteo-alarmit nga shërbimi për pune hidrometeoroligjike, gjatë ditës së nesërme (e premte), në të gjithë vendin do të ketë temperature të fazës së verdhë .
Qytetarët e vendit duhet t’i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta, të tilla si:
Mbrojtja nga ekspozimi i drejtëpërdrejtë në diell, duke shmangur qëndrimin jashtë nga ora 11 deri ne ora 17.
Mbathje e rrobave të lehta, kurse gjatë ekspozimit të drejtpërdrejtë ne diell të mbajnë syze mbrojtëse dhe kapelë (ngjyrat e hapura reflektojnë dritën)
Të konsumohet ushqim i lehtë dhe lëngje, sidomos të bëhet kujdes gjatë përgaditjes dhe konsumimit të ushqimit, si dhe të shmangen produkte termikisht të papërpunuara, si për shembull majonezi nga vezët e shtëpisë dhe të konsumohet me kujdes akullorja dhe kremërat e ndryshëm.
Është e nevojshme që të futet sasi më e madhe e lëngjeve, më së miri ujë i thjeshtë, kurse të shmangen pijet alkoolike.
Të sëmurëve kronik ju rekomandohet dhe ju u këshillohet që rregullisht të marrin terapinë e caktuar.
Gjatë këtyre ditëve shumë të nxehta, qëndroni në ambiente të mbyllura (kryesisht të klimatizuara) dhe kur është e nevojshme të qëndroni jashtë gjatë kësaj periudhe, gjeni mundësi për pushime më të shpeshta nën hije.