More

    Nesër pritet valë e të ftohtit, me reshje të shiut dhe borës

    Moti nesër do të jetë kryesisht me vranësira me reshje shiu, pasdite në pjesët perëndimore do të jetë më i rrëmbyeshëm (mbi 40 l/m2). Do të fryjë erë e fortë jugore, e cila gjatë natës do të ndryshojë drejtimin në veri (mbi 70 km/h).

     

    Reshjet pritet të shndërrohen në borë në zonat malore, ndërsa pritet të formohet shtresë bore. Gjatë natës dhe mëngjesin e së shtunës do të ketë reshje bore në disa vende më të ulëta ku do të krijohet një shtresë më e hollë e borës, bëri të ditur DPHM.

    Në ditët në vijim do të mbajë mot i qëndrueshëm dhe i qetë me temperatura të ulëta të mëngjesit dhe me mjegull nëpër lugina.

    Në Shkup nesër do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe me erë me reshje të shiut herë pas here më të rrëmbyeshme.

     

    Gjatë natës me erë të fortë veriore në pjesët më të larta të luginës do të krijohen kushte që reshjet e shiut të kthehen në borë me intensitet të dobët.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    10 vjet Lëvizja Besa, mungon kryetari i Alternativës Zekirja Ibrahimi

    Lëvizja Besa sonte në Tetovë shënon 10 vjetorin e themelimit të saj si subjekt politik. Në manifestimin e organizuar...

    Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë

    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë të dielën në një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir...

    Për shkak të borxhit burri e sulmon fizikisht ish-gruan e tij

    Më 23 nëntor 2024, rreth orës 12:20, në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup, një grua 45-vjeçare raportoi...

    Të sht’ëna në Haraçinë, një person i pla’gosur

    Dje ka pasur sërish të shtëna në Haraçinë. Sulmuesi ka qëlluar në fytyrë, por në vend të tij ka...