More

    Nëse vendoset përkujtimore për “branitellat”, edhe ne vendosim UÇK-në, thonë nga BDI-ja

    Lidhur me paralajmërimet e kryetarit të Kumanovës Zoran Damjanovski për vënien e një pllake përkujtimore kushtuar “Branitellave” në parkun e ri të qytetit, grupi I këshilltarëve të BDI sot reagoi me një kërcnim radikal , se si kundërpërgjigje e paralajmërimit të Damajnovskit do të vendosin një pllakë përkujtimore kushtuar dëshmorëve të kombit të UCK të luftës së vitit 2001.
    Më tej në reagimin e BDI-së thuhet:

    “Ne, grupi këshilltarëve të BDI-së pranë këshillit të Kumanovës, njohtojmë opinion e gjerë se energikisht dënojmë paralajmërimet e kreut të Kumanovës Damjanovski për vënien e një pllake përkujtimore kushtuar “Branitellave”, të plasuar në disa portale në vend. Ne si këshilltarë komunal as nuk jemi njoftuar e as konsultuar për një gjë të këtillë dhe as që është biseduar në ndonjë forum apo organ komunal. Dëshirojmë të theksojmë dhe ta njoftojmë opinionin se nëse realizohet një projekt i këtill, atëhere ne si grup këshilltarësh të BDI-së si kundër përgjigje do të vejmë një pllakë përkujtimore kushtuar dëshmorëve të UCK të rënë në luftën e viti 2001. Pllakën planifikojmë ta vëmë në parkun e qytetit afër stadiumit të qytetit”, thuhet në reagimin e këshilltarëve të BDI-së në Kumanovë.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “I duan shqiptarët si çobanë…” – Ahmeti me porosi të re për partitë maqedonase /VIDEO

    Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga tubimi në Çashkë ka dërguar porosi deri te partitë maqedonase për qasjen e...

    Gripi në Tetovë, reparti Infektiv dhe ai i Fëmijëve të stërmbushur me pacientë

    Nga 80 deri në 100 persona në ditë kërkojnë ndihmë mjekësore në repartin Infektiv në Tetovë, si pasojë e...

    Komisioni për politikë të jashtme, refuzon kërkesën për njohjen e shtetit të Palestinës

    Në Komisionin për politikë të jashtme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u refuzua kërkesa për njohjen e shtetit...

    Policët rrahën të riun edhe pse nuk ishte pjesë e aksionit policor

    Artan Muça nga lagjja e Shuto Orizares të shtunën në mëngjes u rrah nga policia, edhe pse nuk ishte...