More

    Nëse nuk sigurohet censuz në zgjedhjet presidenciale, Talat Xhaferi do të jetë president i përkohshëm

    Qeveria e Maqedonisë do të propozojë ndryshime kushtetuese, sipas të cilave presidenti i shtetit do të zgjedhjet në Kuvend, dhe jo në zgjedhje të rregullta, në rast se Hristijan Mickoski nxisin bojkotim të zgjedhjeve presidenciale, pa dallim nëse thirrja e tyre është publike ose e fshehtë, ashtu siç ishte gjatë referendumit të 30 shtatorit dhe nëse ajo shkakton që të mos ketë censuz për zgjedhje të presidentit të shtetit, thonë burimet nga Qeveria, njofton Portalb.mk.

    Në atë rast, sipas Kushtetutës, deri në zgjedhjet e presidentit të ri të shtetit, ushtrues detyre president i shtetit do të jetë kryetari i Kuvendit, gjegjësisht Talat Xhaferi.

    Kryetari i Kuvendit, Xhaferi tha se me 2 ose 3 shkurt të këtij viti do të shpallen zgjedhjet presidenciale që do të mbahen sipas të gjitha gjasave në fund të marsit, ose në fillim të prillit.

    Që zgjedhjet të jenë të suksesshme, duhet që të dilet në rrethin e dytë rreth 720 mijë votues, ose rreth 40% nga numri i përgjithshëm i votuesve në Listën Zgjedhore.

    Burimet kuvendore thonë se nëse nuk do të ketë cenzus, atëherë do të iniciojnë ndryshime kushtetuese që presidenti të zgjedhet në Kuvend. Shumica parlamentare me tetë deputetët e pavarur nga grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së ka 80 vota, aq sa nevojiten për ndryshim të Kushtetutës.

    “Do të iniciojmë ndryshime kushtetuese. Referendumi tregoi se për shkak bojkotit të opozitës nuk është arritur cenzusi i nevojshëm që të jetë i suksesshëm. Të mos ndodh, në periudhën para hyrjes në NATO dhe bisedimeve me BE-në në qershor të, andaj do të iniciojmë ndryshime kushtetuese. Tërë procedura për ndryshime kushtetuese zgjatë rreth 100 ditë, derisa ajo nuk mbaron, funksionin president i shtetit do ta kryejë kryeparlamentari, Talat Xhaferi”, thonë deputetët e shumicës parlamentare.

    Sipas ligjit, për president të Republikës së Maqedonisë në rreth të parë duhet të zgjedhet kandidati i cili ka fituar shumicë votash nga numri i përgjithshëm në Listën Zgjedhore, gjegjësisht 1.806.336 votues.

    Nëse në rrethin e parë asnjë nga kandidatët nuk ka fituar shumicë të votave, atëherë në rreth të dytë asnjëri kandidat nuk e ka fituar shumicën e nevojshme, në rrethin e dytë votohet për dy kandidatët që në rrethin e parë kanë marrë më shumë vota. Rrethi i dytë i votimit mbahet në afat prej 14 ditëve, pas mbarimit të rrethit të parë.

    Për president zgjedhet kandidati i cili ka fituar shumicë votash nga votuesit, nëse për të kanë votuar mbi 40%.

    Në referendum kanë votuar 666.743 qytetarë ose 36.91% nga të regjistruarit 1.806.336 votues në Listën Zgjedhore.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Skandaloze: Afrim Gashi – “Gjuha Shqipe Nuk Është Zyrtare, Është Gjuha e Përkthyer”

    Në një deklaratë në TV ALSAT, Afrim Gashi ka shkaktuar një skandal duke hedhur dyshime mbi statusin zyrtar të...

    Murtezani: Ne nuk e kërcënojmë partnerin e koalicionit! S’kam thënë që do të dalim nga qeveria nëse deri në fund të vitit nuk bëhen...

    Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani duke u përgjigjur në pyetjet e Goran Misovskit nga LSDM në seancën për...

    BDI: Të anulohet vendimi i 9 tetorit – për shqiptarët nuk mund të vendoset pa shqiptarët!

    VENDIMET E GJYKATËS KUSHTETUESE Mendimi i ndarë i dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të përkatësisë etnike shqiptare, Dr. Osman Kadriu...

    Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda në Gjavatë dhe në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit

    Prej sot në orën 7:00 vendoset ndalesë për qarkullim për automjete të rënda transportuese në qafën malore Gjavatë, njoftoi...