Në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë kanë ndodhur ndryshime në strukturat përgjegjëse, konkretisht po ndodhë “deshqiptarizimi” i institucionit. Kështu akuzojnë anëtarë e aktivistë të BDI-së në Kumanovë, sipas të cilëve, pesë shqiptarë janë shkarkuar nga detyrat udhëheqëse ndërsa të njëjtit janë zëvendësuar me maqedonas, shkruan gazeta KOHA.
Kështu që, në repartin Ambulanca e Natës, ështl shkarkuar përgjegjësja Nermine Sulimani, ndërsa është emëruar Marija Trajkovska. Reparti “Vizita Shtëpiake” do të ketë shef Maja Nikoliq, e emëruar në vend të Medina Ametit.
Përgjegjës i shoferave dhe automomjeteve do të jetë Marjani, ndërsa është shkarkuar Muameri. Shef te reparti “Laboratori”, në vend të Besnikut vjen Sllagjana.
Edhe në repartin “Kontrollet sistematike të fëmijëve shkollorë” do të udhëhiqet nga Monika Bozhinovska, e cla ia ka zënë vendin Ajshes, transmeton KOHA.
“Mbi 90% të pozitvave udhëheqëse tashmë i kanë partiakët e VMRO-së në këtë institucion edhe pse drejtori është shqiptar, Sedat Zylbeari. Këta shqiptarë të shkarkuar i shërbyen Kumanovës me profesionalizëm dhe humanizëm 24/7 duke rrezikuar edhe jetën e tyre gjatë pandemisë së Kovidit, por ja që s’VLENI ka vendosur me ua rikthy maqedonasve Maqedoninë”, reagojnë aktivistë dhe anëtarë të BDI-së në Kumanovë. (koha.mk)