E premte, 9 Maj, 2025
16.8 C
Skopje

Në Prekaz vendosen emrat e 1432 fëmijëve të v’rarë gjatë l’uftës

Në Prekaz, në nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë vendosur emrat e 1432 fëmijëve të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Emrat e fëmijëve të vrarë janë vendosur nga nxënës të cilët po e vizitojnë Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në 27-vjetorin e rënies së familjes Jashari.

5, 6 dhe 7 Marsi shënohet me Epopenë e UÇK-së në Kosovë, ku përkujtohet komandanti Adem Jashari dhe luftimet treditore të Jasharëve në Prekaz.

Më 5 mars të vitit 1998 u shënua sulmi i tretë i forcave serbe ndaj komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jashari, familjes së tij dhe lagjes së Jasharëve në Prekaz të Skenderajt.

Luftimet kishin zgjatur tri ditë, më 5, 6 dhe 7 mars. Nga familja e ngushtë e Adem Jasharit ishin vrarë 22 anëtarë, e 33 të lagjes dhe të tjerë. Sulmit i kishin shpëtuar Bashkimi, djali i Rifat Jasharit që ia kishte dalë të ikte nga rrethina dhe Besarta, vajza e Hamzës.

Sulmi i parë ndaj familjes Jashari ishte bërë më 30 dhjetor të 1991-s, ndërsa sulmin e dytë forcat paramilitare serbe e kryen në muajin janar, 1998.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads