Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në fshatin Kondovë pranë Shkupit. Sipas të dhënave policore, i riu I.M. nga Sfillarja e Poshtme ka goditur me veturë 6 vjeçarin nga Gllumova, të cilit i ka shkaktuat lëndime të rënda.
Fëmija është dërguar me urgjencë në spitalin e shtetit, ndërsa policia ka kryer ekspertizë të vendngjarjes. Së fundmi dukshëm është shtuar numri i aksidenteve dhe i pasojave në njerëz. Qyteti i Shkupit dje ka vendosur pesë matës digjital të shpejtësisê në afërsi të shkollave, por të gjitha këto vetëm në lagjet e banuara me maqedonas.