Ndërroi jetë papritur futbollisti i vogël nga Shkupi

Një lajm i rëndë ka tronditur botën e futbollit të të rinjve. Futbollisti i ri Petar Stanisavovski, anëtar i shkollës së futbollit “Grozdanovski”, ka ndërruar jetë papritur. Lajmi është bërë i ditur nga klubi, i cili përmes një mesazhi prekës i ka dhënë lamtumirën ish-anëtarit të tij, shkruan gazeta KOHA.

“Me pikëllim të madh dhe mosbesim morëm lajmin për largimin e Petarit. Një fëmijë dhe anëtar i shkollës sonë për një periudhë të caktuar, i cili pas vetes la gjurmë të pashlyeshme, mirësi dhe kujtime që do të jetojnë përgjithmonë te të gjithë ata që e njohën. Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, vëllait Marko, të afërmve dhe miqve. I përjetshëm qoftë kujtimi për të. U prehtë në paqe, Petar”, thuhet në mesazhin e klubit.

 

Vdekja e parakohshme e Petar Stanisavovskit ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët, miqtë, bashkëlojtarët dhe komuniteti sportiv, të cilët po e kujtojnë atë si një djalosh të talentuar dhe të dashur. (koha.mk)

Më të lexuara

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Nafta dhe benzina në pritje të çmimeve të reja

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot, më 13 tetor,...

Shtrenjtohet dukshëm nafta, lirohet benzina

Nafta nga mesnata do të shtrenjtohet për 5,5 denarë...

Artikuj të ngjashëm