More

    Murtezani: Integrimi gradual në BE, urë drejt reformave të qëndrueshme dhe përfitime reale

    Në Ministrinë për Çështje Evropiane u mbajt panel diskutim në temë “Metodologjia e zgjerimit: Shkëmbim i qëndrimeve për konceptin e integrimit gradual”, organizuar nga Ambasada e Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Instituti Zhak Delor, në bashkëpunim me Ministrinë për Çështje Evropiane të Maqedonisë së Veriut.

     

    Ngjarja u hap me fjalimet përshëndetëse të Ministrit për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani dhe Ambasadorit francez, Kristof Le Rigoler. Në fjalën e tij, Ministri Murtezani theksoi rëndësinë e integrimit gradual si qasje strategjike që sjell përfitime konkrete për vendet kandidate gjatë procesit të aderimit. Ai theksoi se Metodologjia e re e zgjerimit dhe Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor e përforcojnë dinamikën e procesit të aderimit përmes hapave të qartë dhe të strukturuar. Ai nënvizoi se integrimi gradual paraqet mundësi thelbësore për përforcimin e lidhjeve politike dhe ekonomike mes Bashkimit Evropian dhe vendeve aspirantë.

     

    Murtezani gjithashtu theksoi se bashkëpunimi rajonal është element kyç i integrimit gradual, duke e potencuar rolin e Procesit të Berlinit në avancimin e infrastrukturës, tregtisë dhe tranzicionit energjetik. Ai theksoi se zhvillimet e fundit gjeopolitike përforcojnë nevojën për integrim më të shpejtë dhe më thelbësor të Ballkanit Perëndimor në BE. “Zhvillimet e fundit gjeopolitike, veçanërisht pushtimi rus i Ukrainës, më shumë përforcuan rëndësinë strategjike të zgjerimit të BE-së, duke potencuar nevojën për Evropë të bashkuar dhe të qëndrueshme”, përfundoi Murtezani.

     

    Pas fjalimeve hyrëse, vijoi panel diskutimi me pjesëmarrjen e ekspertëve nga fusha e integrimeve evropiane, të cilët analizuan aplikimin e integrimit gradual në kontekstin më të gjerë të zgjerimeve evropiane.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Ageler: Ministri Limani mund t’ju tregoj pse i është refuzuar viza, ne u shpjegojmë gjithçka aplikantëve

    Ambasadorja e SHBA-së, Angela Ageler, është pyetur sot lidhur me refuzimin e vizës nga ana e SHBA-së, për ministrin...

    Sot mbyllet zyrtarisht Tiktok-u në Shqipëri

    Sot, në Shqipëri do të mbyllet zyrtarisht rrjeti social “TikTok”, një nga platformat më të përdorura dhe të përhapura...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje shiu. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri...

    Vazhdon beteja në UNT edhe pas mbylljes së votimeve, tentim për t’u prishur zgjedhjet?!

    Edhe pse votimi u mbyll dhe u tha se ishte i suksesshëm, në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup me...