More

    Mungesa e rrethrrotullimit në Saraj, banorët kërcënojnë me protesta

    Banorët e fshatrave Kondovë, Sfillare, Rashçe dhe Radushë gjatë lëvizjes së tyre për në Saraj dhe anasjelltas në mungesë të një rreth rrotullimi duhet të përshkojnë dy kilometra rrugë shtesë. Në të shumtën e rasteve për t’ju shmangur kilometrave shtesë ata bëjnë shkelje në trafik, që jo rrallëherë u kushton me gjobë në vlerë deri më 300 euro. Banorët e fshatrave të lartpërmendur shprehen të revoltuar dhe kërkojnë zgjidhje urgjente.

    100 për qind është i nevojshëm. Qe kur janë bërë semaforët dhe kur e lëshuan urën në përdorim nuk e pash të arsyeshme. Është deshtë të ketë edhe qarkore sepse shpesh herë ndodhin ndeshje. Këtu është njëdrejtimëshe nuk ke drejtë të kthehesh dhe na kanë bllokuar edhe të fshatrave Sfillare, Kondov dhe Radushë. Policia shpesh del aty dhe presin kush kalon edhe i dënon.”

    Na pengon që nuk kemi rreth-rrotullim por nuk kemi çfarë të bëjmë, komuna e ka në dorë këtë punë. Na dënojnë edhe kur presim për Tetovë aty…kemi bërë kërkesa por nuk janë realizuar ato kërkesa.”

     

    Rreth rrotullimi ishte premtim para zgjedhor i kreut të Komunës së Sarajit, i cili tha se është në kontakt permanent me Qytetin e Shkupit, për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

    Rreth-rrotullimi ishte edhe pjesë e programit tim dhe fatmirësisht është edhe pjesë e programit edhe të kryetarit të Qytetit të Shkupit  dhe jemi në komunikim permanent, unë, kolegu im nga Gjorce Petrov dhe kryetari I Qytetit të Shkupit. Gjithsesi se po punohet dhe së shpejti do të ketë zgjidhje edhe kjo problematikë që është shumë domethënëse”

    Ndryshe nga deklarata e Bexhetit, nga Qyteti i Shkupit thonë se nuk ka diçka konkrete.

    Jemi të njohur me problematikën për momentin ende nuk ka zgjidhje konkrete mirëpo po punohet në atë drejtim dhe  në periudhën që vjen do të kemi diçka më konkrete- tha Valon Salihu, zëdhënës i Qytetit të Shkupit.

    Banorët nuk përjashtojnë mundësin e protestave, si formë e presionit ndaj autoriteteve që sa më shpejt të vihet deri tek zgjidhja e problemit. Ata madje në rrjetet sociale  kanë publikuar edhe pilot projekt se si do të dukej zgjidhja eventuale.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Haradinaj takon Grenellin në SHBA, flet për anëtarësimin e Kosovës në NATO

    Kandidati për kryeminstër nga radhët e AAK’së, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takim pune me Richard Grenell në kuadër të...

    BEKATONIZOHEN 1.400 METRA KATRORË NË SEMENISHTË

    Sot, në vendbanimin Semenishtë u përurua përfundimi i punimeve të bekatonizimit të një rruge alternative prej 1400 metra katrorë,...

    Fshati Rashçe pa ujë

    Pës shkak të defektit në rrugë f-150mm në fshatin Rashçë, nën rezervuar, sot ndërprerje të furnizimit me ujë do...

    Kamionët me ndihma humanitare kalojnë kalimin kufitar Rafah pas shpalljes së armëpushimit

    Pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, kamionët me ndihma humanitare filluan të hyjnë...