E premte, 9 Maj, 2025
18.8 C
Skopje

Mr. Qenan ef. Ismaili zgjedhet myfti i Myftinsë së Shkupit

Në mbledhjen e fundit të Myftinisë së Shkupit, veç tjerash janë propozuar edhe kandidatë të mundshëm për postin e myftiut të kësaj Myftinie. Propozimet janë dërguar deri te Rijaseti i BFI në RM, i cili, në mbledhjen e sotshme, unanimisht ka vendosur që për Myfti të Myftinisë së Shkupit të jetë teologu i mirënjohur i Shkupit, Mr. Qenan ef. Ismaili. Ndryshe, Mr.Qenan Ismaili, është lindur më 17.11.1977 në Shkup ku kreu edhe shkollën fillore. Shkollën e mesme medresenë Sh.M.I. “Isa Beu”- Shkup e kreu në vitin 1996 i zgjedhur si nxënës më i mirë i gjeneratës. Në të njëjtën shkollë dha kontribut të veçantë në revistën “Ikre” që botohej nga shoqata e nxënësve të shkollës. Fakultetin e shkencave islame e kreu në Universitetin “Uludag”, në qytetin Bursa të Turqis, në vitin 2002. Në vitin 2016 magjistroi në drejtimin Menaxhim në resurse njërëzore në Universitetin pēr Turizëm dhe Menaxhment. Nga Janari i vitit 2003 është ligjerues dhe mësues i mësimbesimit pranë xhamisë NUR “Orizare e Poshtme” – Shkup. Efendi Ismaili është autor i mbi 50 ilahi në gjuhën shqipe. Periodikisht është aktiv edhe në radion dhe televizionin shtetëror me emisionet e veta. Që nga viti shkollor 2012/2013 në Sh.F.“26 Korriku” ligjëron lëndën “Etika e religjioneve”, ndërkohë që ushtron detyrën e zëvendësdrejtorit të kësaj Shkolle. Rijaseti si dhe të gjitha organet dhe institucionet e BFI-së efendi Ismailit i urojnë shëndet dhe mbarësi në punë përgjatë drejtimit të Myftinisë më të madhe në vend.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Alternativa me 9 anëtarë, BESA 7, ndërsa LD me 5 anëtarë në VLEN

Koalicioni VLEN tashmë është shndërruar në parti të vetme...

Nga 2 maji, hyrja me automjete në Malin Sharr do të paguhet! Ja sa do të kushtojë

Nga data 2 maj 2025, fillon zbatimi i pagesës...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads