Kisha dashur ta filloj javën e punës me një storje suksesi në arsim, por po e filloj me një mësazh si ky më poshtë.
⬇️⬇️⬇️
Përshëndetje i nderuar Minister i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri
Shkolla jonë vitet e fundit është përdorur mjaft nga politikat dhe trazirat që kanë ato, gjë që ka ndikuar keq në mbarëvajtjet e procesit mësimor, frymës kolegiale në shkollë si dhe tek nxënësit dhe raportet mes tyre. Prandaj ne si kolektiv reagojmë ashpër ndaj kesaj dukurie negative dhe kërkojmë qe shkolla te jete vendi edukimi dhe arsimimi dhe jo vend per politikbërje.
Me keqardhje ju njoftojmë se më 07.12.2023 komuna e Tetovës nga presione të mëdhaja bëri që drejtorin e SHFK Istikball z.Zija Ademi të nënshkruaj dorëheqjen për shkak se këtë pozitë e kishte bërë pazar me Alternativën.
Zija Ademi ka sjell një frymë pozitive dhe eshtë një profesor i pashoq në këte shkolle. Vlerat duhet të çmohen dhe lartësohen dhe jo të ulen dhe nënçmohen.
Kërkojmë që të na ndihmoni të paktën të hapet konkurs për drejtor (ku kemi njoftuar edhe këshillin e shkollës) sepse drejtori në dorëheqje i plotëson kushtet është I pajisur me licencë.
Posedojmë procesverbal nga këshilli I prindërve ku të gjithë prindët unanimisht janë pro Zijaut.
Procesverbal nga kolegiumi arsimorë bashkë me peticionin dhe nënshkrimet e mësimdhënësve.
Me respekt ,
⬆️⬆️⬆️
✅️ I siguroj këshillin e prindërve dhe mësimdhënësit e SHFK „Istikbal“ në Tetovë se do ti mar të gjitha masat juridike.
Edhe njëherë apeloj deri të Komuna Tetovë e cila është shëmbulli më i keq i ndikimit politik dhe keqmenaxhimit të institucioneve arsimore por edhe deri te komunat tjera të ndalojnë ti përdorin shkollat dhe nxënësit për shkaqe politike.
Kur është në pyetje arsimimi dhe ndërtimi i gjeneratave të së ardhmës pa kalkulim duhet të gjithë të punojmë drejtë dhe mirë që të kemi rini të shëndoshë.