E premte, 9 Maj, 2025
21.8 C
Skopje

Mickoski: Nuk do të ketë ndryshime të emrave të rrugëve në Tetovë

NDRYSHIMI I EMRAVE TË RRUGËVE NË TETOVË

 

Kryeministri Hristijan Mickoski sot përsëri i dërgoi mesazh kryetarit të Komunës së Tetovës, duke theksuar se çdo vendim i njëanshëm për riemërimin e rrugëve nuk do të pranohet. Sipas Mickoskit, marrëveshja e arritur mes partnerëve të koalicionit parashikon që të emërohen rrugët që nuk kanë emra dhe ato që mbajnë vetëm numra, ndërsa emrat ekzistues të heronjve maqedonas të mbeten të paprekur.

 

“E para, nuk mund të ketë ndryshim të emrave pa konsensus; kjo varet nga vendimi i Qeverisë. Nëse merret një vendim i njëanshëm, unë si kryetar i Qeverisë një pikë të tillë nuk do ta shqyrtoj. Dhe e dyta, ka marrëveshje koalicioni, sa jam i informuar. Marrëveshja është që të gjitha rrugët që nuk kanë emra ose janë vetëm me numra të marrin emra të rinj, ndërsa ato që kanë emra të mbeten siç janë. Kjo është marrëveshja e koalicionit dhe vetëm kjo do të jetë e pranueshme,” deklaroi Mickoski.

 

Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetari të Klan Maqedoni, tha se deklaratat janë keqkuptuar. Pas reagimeve të VMRO-DPMNE-së, Kasami sot nuk ishte i qartë nëse bëhet fjalë për emërime të reja apo riemërime të rrugëve.

 

Tensionet për emërimin e rrugëve në Tetovë po arrijnë kulmin! Mickoski kërkon të mbrojë “trashëgiminë maqedonase”, ndërsa Kasami hesht mbi planet e tij. A është ky fillimi i një përplasjeje të re politike mbetet të shihet! /tvklan.mk

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads