Mexhiti: Në parim e mbështes protestën kundër Speciales, do jap pëlqim për mbajtjen e saj

Izet Mexhiti, Kryetar i Komunës së Çairit dhe një nga liderët e koalicionit “VLEN”, ka thënë se në parim e mbështet protestën kundër Gjykatës Speciale, që do të mbahet më 13 dhjetor, dhe se si Kryetar i Çarit – qytet ku do të mbahet protesta – do të jap pëlqim për mbajtjen e saj.

Këto komente, Mexhiti i ka bërë në një prononcim për VOX Kosova, ku theksoi se protesta është e drejtë demokratike dhe se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është krenari kombëtare.

 

“Në parim po [e mbështes]. Protesta është e drejtë demokratike. Ne protestën e konsiderojmë vlerë demokratike edhe UÇK është krenari kombëtare e jona”, deklaroi Mexhiti për VOX-in.

 

I pyetur se a do të marrë pjesë personalisht në protestë, Mexhiti nuk u përgjigj drejtpërdrejtë, por theksoi se do të jap pëlqim për mbajtjen e saj.

 

“E shohim atë domethënë. Te sheshi në komunën ku jam unë [kryetar]. Do japim pëlqim për mbajtjen e protestës. Uroj që gjithçka të kalon mirë”, potencoi ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut.

 

Ndryshe, protesta kundër Gjykatës Speciale e në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së do të mbahet më 13 dhjetor, duke filluar nga ora 13:00, në sheshin Skënderbe në Shkup.

 

Protesta në Shkup është e pesta me radhë që po organizohet nga OVL-UÇK, pas atyre që u mbajtën në Prishtinë, Hagë, Tiranë dhe Strasburg, ku dhjetëra mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet protestuan kundër Gjykatës Speciale.

 

Që nga 5 nëntori i 2020-së, në qendrën e paraburgimit në Hagë ndodhen katër ish-krerë të UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – të akuzuar nga Dhomat e Specializuara për krime të pretenduara lufte dhe kundër njerëzimit./VOXKosova/

Më të lexuara

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

Abdullah Ismaili zgjidhet kryetar i PDSH-së në Saraj

Abdullah Ismaili është zgjedhur kryetar i degës së Partisë...

Pagoi mbi 338 mijë denarë për shtëpinë e re – mjeshtri nga Matka e Epërme u zhduk me paratë

Një 46-vjeçar nga rajoni i Shkupit ka denoncuar në...

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

Moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë...

DPHM: Maqedonia nesër do të përfshihet nga një erë e fortë deri 80 km/h

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se të premten, më...

Artikuj të ngjashëm