More

    Mexhiti: Do të vendoset e një komisionit multi-sektorial për trajtimin e rezistencës antibakteriale

    Fatmir Mexhiti, ka folur në një panel diskutimi me temën “Së bashku në parandalimin e rezistencës antibakteriale”.

    Ministri ka adresuar shqetësimet lidhur me rezistencën antibakteriale dhe ka theksuar angazhimin e vendit për të luftuar këtë kërcënim serioz për shëndetin publik. Ministri ka përmendur sfidat dhe progresin që është bërë në zbutjen e rezistencës antibakteriale në Maqedoninë e Veriut.

    “Pavarësisht të gjitha përpjekjeve, ne përballemi me një sfidë shqetësuese në formën e rezistencës antibakteriale, e cila kërcënon hapat që kemi bërë në të kaluarën duke zbatuar Strategjinë e Rezistencës Antibakteriale. Kjo rezistencë tashmë po bën dëmin e saj në shëndetin publik, duke çuar në rritje shkallën e vdekshmërisë, infeksione të vazhdueshme dhe rritje të kostove të kujdesit shëndetësor.

    Lufta kundër rezistencës antibakteriale ka pësuar pengesa gjatë pandemisë Covid, duke dëshmuar një rritje të përdorimit të papërshtatshëm të antibiotikëve. Ishte pikërishtë pandemia, ajo që theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme të programeve për mbrojtjen dhe parandalimin, kontrollin e rezistencës antibakteriale” theksoi ai në fjalimin e tij.

    Ai ka theksuar rëndësinë e një qasjeje të përbashkët ndaj rezistencës antibakteriale në shëndetin e njeriut, kafshëve, bujqësinë dhe mjedisin, e njohur si “Një Shëndet”. Ministri njoftoi për themelimin e një komisioni multi-sektorial të ri për të marrë me rezistencën antibakteriale në vend, duke përfshirë ekspertë nga sektorë të ndryshëm si shëndetësia, veterinaria, bujqësia dhe mjedisi.

    Në përfundim, Ministri bëri thirrje për bashkëpunim në luftën kundër rezistencës antibakteriale dhe parandalimit të përdorimit të papërshtatshëm të antibiotikëve. Ai ka inkurajuar pjesëmarrësit në konferencë të vazhdojnë punën e tyre dhe ka shprehur shpresën për një diskutim produktiv dhe të suksesshëm.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Shqipëria, vend ideal për t’u vizituar edhe gjatë dimrit (FOTO)

    Në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The Mirror”, Shqipëria sugjerohet të vizitohet jo vetëm gjatë verës,...

    Brukseli jo ndryshimeve Kushtetuese me prapaveprim?! Murtezani: Është e pranueshme çdo zgjidhje që do të na japë garanci

    Pas mesazheve të disa përfaqësuesve të Brukselit se ideja për ndryshime kushtetuese me prapaveprim është e papranueshme, ministri për...

    “Përdhosja” e flamurit shqiptar nga polici në Kumanovë, reagon hoxha nga Shkupi

    Përdhosja e Flamurit shqiptar në Kumanovë nga ana e zyrtarit policorë ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale,...

    Ngjarjet në Kumanovë, mblidhet BDI

    Dega e Kumanovës e Bashkimit Demokratik për Integrim sonte zhvilloi mbledhje të jashtëzakonshme, njoftojnë nga partia e integristëve, transmeton...