Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski deklaroi se është e nevojshme të miratohet një Ligj për Gjykatën Kushtetuese, i cili, sipas tij, do të kontribuojë në rritjen e transparencës dhe besimin më të madh tek qytetarët. Ai njoftoi se seanca e ardhshme përgatitore për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve do të mbahet më 19 qershor, duke theksuar se shoqëria nuk duhet të ketë frikë nga vendimet e Gjykatës dhe se kjo nuk është një sulm ndaj të drejtave të askujt.