E premte, 9 Maj, 2025
7.8 C
Skopje

Mësimdhënësit pagën e shtatorit do ta marrin me 15% rritje

Si rezultat i përkushtimit për krijimin e arsimit cilësor të bazuar në mësimdhënës të

motivuar, ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe kryetari i Sindikatit të Pavarur

për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedellkov, nënshkruan marrëveshje e cila parasheh

rritjen e pagave të punonjësve në shkollat ​​fillore dhe të mesme me 15%, duke filluar nga

muaji vijues shtator, njoftuan nga Ministria e Аrsimit dhe Shkencës. Ministri  i Аrsimit Jeton Shaqiri tha se ky është vetëm konfirmim se realisht synojmë të jua kthejmë mësimdhënësve dinjitetin të cilin e meritojnë në shoqëri, sepse ata janë hallka më e rëndësishme e procesit edukativo- arsimor nga e cila varet cilësia e gjeneratave që po krijohen dhe pa të cilët asnjë reformë nuk mund të ketë sukses.

“Jam i nderuar që pikërisht gjatë mandatit tim si ministër i Arsimit dhe Shkencës në vitin 2022 dhe 2023, praktikisht në një periudhë vetëm njëvjeçare, pagat e mësimdhënësve janë rritur trefish, pra kumulativisht mbi 35%”, ka deklaruar ministri Jeton Shaqiri.

Gjithashtu i kënaqur ndihet edhe kryetari i SASHK-ut, Nedellkov i cili theksoi se vetëm me

mësimdhënës të motivuar mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për vendin.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

Nga 2 maji, hyrja me automjete në Malin Sharr do të paguhet! Ja sa do të kushtojë

Nga data 2 maj 2025, fillon zbatimi i pagesës...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Taravari pas mbledhjes së kryesisë: Nuk i duam ultimatumet, dalim me lista të veçanta

Pas mbledhjes së Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët, Arben...

“Unë jam koordinator i 14 deputetëve”! Snopçe demanton Qokun për ndarjen e grupit të deputetëve

Unë jam koordinator i grupit të deputetëve të VLEN-it,...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads