Merkel: Në mars pritet fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se do të detyrohet fillimi i bisedimeve për anëtarësim në BE për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në Samitin e Këshillit Evropian në mars, njofton Portalb.mk.

“Para se gjithash duam të arrijmë marrëveshje në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Evropian në mars për fillim të negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, deklaroi Merkel në takimin me kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili sot qëndron për vizitë zyrtare në Gjermani.

“Dy palët kanë arritur shumë. Tani ne do të punojmë që t’i realizojmë rezultatet e dëshiruara në mars”, shtoi kancelarja.

Samiti i KE do të mbahet më 26 mars në Munih.

Para ca kohe, Merkel dhe kryeministri kroat Andrej Plenkoviq shprehën shpresë se do të vihet deri në progres në hapjen e negociatave aderuese me Shkupin dhe Tiranën në Samitin e BE-së në maj.

Kryetari i KE-së, Shal Mishel javën e kaluar tha se Unioni në javët në vijim do të zhvillojë bisedime intensive për atë në cilën mënyrë në të ardhmen do të zhvillohet procesi i zgjerimit, pasi që në tetor presidenti francez, Emanuel Makron nuk dha dritë të gjelbër për fillimin e bisedimeve derisa nuk reformohet metodologjia. /Derveni.info

Më të lexuara

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Bekim Fazliu: “A festuat mjaftueshëm? Tani gjeni kriminelët që sulmuan dy punëtorët e higjienës!”

“A festuat mjaftueshëm? Shumë mirë bëtë. U ndjemë krenarë...

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Aksident i rëndë në rrugën Strazhë–Gostivar, vetura del nga rruga dhe rrokulliset

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në...

Ndërroi jetë Shpat Kasapi

Këngëtari i njohur i pop-muzikës, Shpat Kasapi, ka ndërruar...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

Artikuj të ngjashëm