More

    Më e madhja në Ballkan, ja kur do të hapet Xhamia e Namazgjasë në Tiranë

    Xhamia e Namazgjasë, e cila po ndërtohet nga ana e Drejtorisë së Çështjeve Fetare të Turqisë dhe Fondacionit Diyanet (TDV) në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, do të hapet për besimtarët në fund të këtij viti, njoftoi TDV, transmeton Anadolu Agency (AA).

    Në një deklaratë të TDV-së thuhet se tashmë kanë përfunduar 70 për qind të punimeve të xhamisë, themelet e së cilës u hodhën në vitin 2015 me pjesëmarrje të presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, dhe se ajo do të ketë epitetin e xhamisë më të madhe të Ballkanit.

    Siç thuhet në deklaratë, xhamia, e cila ka qenë ëndërr 100-vjeçare e muslimanëve të rajonit, është planifikuar të përfundojë dhe të hapet deri në fund të vitit.

    10.000 besimtarë do të mund të falin namazin në të njëjtën kohë

    TDV tha se xhamia, e ndërtuar në vendin e njohur si “Namazgjaja”, përfshin një sipërfaqe prej 10.000 metrash dhe ka kapacitet për 5.000 besimtarë, ndërsa së bashku me hapësirat e jashtme, 10.000 besimtarë do të mund të falin namazin në të njëjtën kohë.

    Xhamia e Namazgjasë tashmë është shndërruar në një nga simbolet e Tiranës. Ajo po ashtu do të përfshijë bibliotekën, qendrën kulturore, parkingun, kursin e Kuranit, sallën e ekspozitave, mensën dhe sallën e konferencave, kurse krahas saj do të ndërtohet një muze i quajtur “Muzeu i Bashkëjetesës”.

    Fondacioni Diyanet theksoi se xhamia synon të plotësojë në masë të madhe nevojat e muslimanëve për faltore, duke shtuar se ajo është projektuar si në strukturë e cila ndërthur traditën me teknologjinë dhe teknologjinë bashkëkohore të ndërtimit me arkitekturën osmane klasike e cila është e pranishme në Ballkan.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Murtezani: Ne nuk e kërcënojmë partnerin e koalicionit! S’kam thënë që do të dalim nga qeveria nëse deri në fund të vitit nuk bëhen...

    Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani duke u përgjigjur në pyetjet e Goran Misovskit nga LSDM në seancën për...

    BDI: Të anulohet vendimi i 9 tetorit – për shqiptarët nuk mund të vendoset pa shqiptarët!

    VENDIMET E GJYKATËS KUSHTETUESE Mendimi i ndarë i dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të përkatësisë etnike shqiptare, Dr. Osman Kadriu...

    Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda në Gjavatë dhe në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit

    Prej sot në orën 7:00 vendoset ndalesë për qarkullim për automjete të rënda transportuese në qafën malore Gjavatë, njoftoi...

    Pa rrymë një pjesë e shfrytëzuesve të komunës së Sarajit, Butelit dhe Gjorçe Petrovit

    Nga EVN Maqedoni SHA informojnë se sot pa energji elektrike do të mbetet një pjesë e shfrytëzuesve të komunës...