More

    Me 5 milionë euro, Maqedonia e Veriut do të furnizohet nga Çekia me pjesë për helikopterë dhe avionë

    Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe ambasadori çek Jarosllav Ludva sot nënshkruan marrëveshje për furnizim me kohë të pjesëve rezervë, korrigjim të pjesëve dhe furnizim me material shpenzues për nevojat e helikopterëve transportues Mi-8/17, helikopterët BEL206 dhe aeroplanët Zlin 242L.

    Nga Ministria e Mbrojtjes njoftuan se marrëveshja është në vlerë prej pesë milionë euro dhe do të vlejë gjatë pesë viteve të ardhshme, gjegjësisht deri në vendosjen në përdorim të platformave të reja të helikopterëve të cilat janë planifikuar për furnizim në bazë të Planit për modernizim të Armatës.

    Nga Ministria e Mbrojtjes thonë se ministrja Petrovska ka shprehur kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm me Republikën Çeke dhe me Entin e mirëmbajtjes së aviacionit “LOM-Praga”, të cilët për momentin kryejnë remont të dy helikopterëve transportues të armatës.

    “LOM-Praga është kompani shtetërore çeke në një vend anëtar të Aleancës që lehtëson seriozisht procesin e kontrollit të cilësisë dhe garanton vlefshmërinë e pjesëve rezervë. Pas analizave të bëra nga stafi ekspert në Ministri dhe Shtatmadhori, kjo kompani është veçuar si kompania më e përshtatshme për këtë lloj shërbimi. Ministria e Mbrojtjes ka përvoja jashtëzakonisht pozitive në bashkëpunim me këtë kompani, veçanërisht në lidhje me remontin e dy helikopterëve transportues të armatës që duhet të kthehen në vend në gjysmën e parë të vitit 2024”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes. 

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “Do t’ua presim kokën”, kërcënohen me jetë, deputetët e BDI-së (FOTO)

    Deputetët aktual të Kuvendit të Maqedonisë që përbëjnë pjesën kryesore të opozitës shqiptare janë kërcënuar me jetë. Kërcënimi është dërguar...

    Kufizohet balancuesi, më shumë maqedonas e më pak shqiptarë në administrat

    Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, ka njoftuar se janë ndryshuar përqindjet e balancuesit, mjetit për punësim sipas përkatësisë...

    Bexheti thotë Gashi nuk respekton dygjuhësinë dhe orarin: Jep dorëheqje dhe mos u nënshtroni aq sa ata nuk mund të ju shtypin më

    Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti ka drejtuar një sërë kritikash ndaj kreu të Kuvendit, Afrim Gashi, përcjell TV21. Bexheti...

    Policia në çdo cep të Shkupit, kontrolle të rrepta

    Dje (25.07.2024) në periudhën prej orës 18:00 deri në ora 00:00, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë vazhduar me...