E premte, 9 Maj, 2025
16.8 C
Skopje

Mashtrim me kriptovaluta, 56-vjeçarja nga Probishtipi humb mbi 23 mijë euro

Më 21.02.2025, rreth orës 13:00, në Stacionin Policor të Probishtipit, një grua 56-vjeçare nga Probishtipi ka raportuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 1.434.000 denarë (rreth 23,000 euro).

Sipas dëshmisë së saj, në fillim të janarit 2025, një person e ka kontaktuar me telefon duke u prezantuar si një shtetas me origjinë nga Shtipi, por që jeton në Mbretërinë e Bashkuar. Ai i ka thënë se në agjencinë e tij ka mbërritur një dokument që vërteton se ajo është trashëgimtare e 590,000 eurove në kriptovaluta dhe se për t’i tërhequr, duhet të paguajë një shumë të caktuar parash.

Duke e bindur, ai e ka detyruar të instalojë disa aplikacione në telefon dhe ta marrë një kredi prej 250,000 denarësh nga një institucion financiar, të cilën më pas e ka tërhequr përmes aplikacioneve që i jepnin kontroll mbi telefonin e saj.

Në fillim të shkurtit, gruaja ka kontrolluar llogarinë e saj bankare dhe ka zbuluar se, përmes aplikimit elektronik dhe pa dijeninë apo miratimin e saj, ishin marrë edhe dy kredi të tjera në bankë, në një shumë totale prej 1.184.000 denarësh.

 

Autoritetet po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads