More

    MASH-i nesër do fillojë të shpallë thirrjet për autorët e teksteve të reja shkollore për klasën e shtatë për vitin e ardhshëm shkollorë

    Ministria për Arsim dhe Shkencë (MASH) nesër do ta fillojë procedurën e përpunimit të teksteve shkollore për klasën e shtatë të cilat do të shfrytëzohen gjatë vitit të ardhshëm shkollorë, pasi Byroja për arsim dhe shkencë javën e kaluar materialet mësimore për klasën e shtatë i dorëzoi deri te MASH-i sipas Konceptit për arsim fillor që e zbaton në etapa.

    Ministri Jeton Shaqiri kumtoi se nesër do fillojë shpallja e thirrjeve për autorë për tekstet shkollore që do përpunohen konform me programet e reja. Pasi ata deri te MASH-i janë dërguar shumë më herët sesa janë dërguar programet për klasat e gjashta, për shkak të së cilave këtë vit janë vonuar tekstet shkollore, ministri theksoi se do ketë periudhë të gjatë dhe të mjaftueshme të përpunohen dhe të shpërndahen në kohë.

    “Gjatë periudhës së kaluar kemi pasur probleme, por duam ta vërtetojmë se me thirrjet në kohë për autorët do kemi periudhë të gjatë për përpunimin e shtypjes së teksteve shkollore për vitin e ardhshëm shkollor. Si ministër kërkova njëkohësisht të përpunohen edhe programe për klasën e tetë dhe klasën e nëntë që të kemi vazhdimësi në atë që duhet të realizohet në tërësi në arsimin fillor. Pasi mund të dalin pyetje se pse një pjesë nga materiali nuk është paraparë në klasën e shtatë dhe të kemi përgjigje nëse është parashikuar deri në fund të arsimit fillor, deklaroi Shaqiri sot pas hapjes së mbledhjes së Komitetit drejtues të COST-programi evropian për bashkëpunim me fushën e shkencës dhe teknologjisë.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    [quads id=5]

    [quads id=4]

    spot_img

    Të fundit

    Danimarka miraton ligjin që ndalon djegien e Kuranit

    Parlamenti i Danimarkës ka miratuar ligj që ndalon “sjelljen e papërshtatshme” ndaj librave fetarë. Ligji njihet gjerësisht në vend...

    Rrahje në burgun e Idrizovës

    Më datë 06.12.2023 në ora 16.00 në SPB Shkup, nga IEVP Burgu Idrizovë, është raportuar se më datë 05.12.2023...

    Vauçerë për vizitë të vendeve turistike në Maqedoni- masa e re për mbështetje të studentëve

    Masa e Ministrisë së Ekonomisë për vauçerët për mbështetje të turizmit vendor që ishte destinuar për punëtorët me të...

    Ziberi: Disa institucione kanë punësuar vetëm maqedonas, disa vetëm shqiptarë

    Avokati i popullit, Naser Ziberi,  duke prezantuar Raportit  për monitorimin e zbatimit të parimit për përfaqësimin e drejtë dhe...
    spot_img
    WordPress Ads