Festa TAKIMET E REKËS SË EPËRME është një iniciativë e mërgimtarëve shqipëtar të Rekës së Epërme me punë në Europë.
Qëllimi i këtij takimi është që ti kthejë jetën Rekës pas shumë shpërnguljeve që u bënë nga kjo krahinë.
Ky Manifestim tradicional “Takimet e Rekës së Epërme” 2017 do të mbahet edhe në Saraj , njofton derveni.info .
Marshi do të jetë me 19 gusht e shtunë në ora 09:00 në Saraj , kurse Manifestimi i Sarajit do të mbahet me 20 gusht e diell në ora 11:00 .
Kryesisht vendbanimet Gërçec , Krushopek ,Llokë kanë prejardhje nga Reka e Epërme , ku para disa shekujve kanë bërë shpërngulje në krahinën e Shkupit. /derveni.info