More

    Majlinda Kelmendi , fitoi medaljen e artë në Izrael

    Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, e ka fituar medjaljen e artë në Grand Prix të Tel Avivit në Izrael.

    Kampionia olimpike e ka mposhtur në finale me ippon izraeliten Gili Cohen për ta fituar medaljen e parë në vitin e ri.

    Xhudistja pejane ka arritur ta fitojë medaljen e artë në Tel Aviv pasi ka mposhtur izraeliten Gili Cohen në kategorinë deri në 52 kilogramë për vetëm 35 sekonda.

    Majlinda Kelmendi deri në finale ka arritur pas tri fitoreve radhazi me ippon.

    Fillimisht pejania mposhti në raundin e dytë xhudisten nga Gjeorgjia, Tetiana Levytska Shukvani, ndërsa pas saj në çerekfinale fitoi ndaj Fabienne Kocher nga Zvicra.

    Në gjysmëfinale, Kelmendi pati garën më të fortë ndaj rumunes Andreea Chitu, të cilën e mposhti pas vazhdimeve me ippon.

    Xhudistja 27-vjeçare do të jetë shumë aktive në vitin 2019, tani ajo është kthyer në stërvitje të plotë dhe po i afrohet edhe më tepër mbrojtjes së titullit në Tokio 2020.

    Majlinda synon që sivjet të kthehet në majat e xhudos botërore.

    Krahas Kelmendit, në Grand Prix të Tel Avivit po merr pjesë edhe garuesja tjetër kosovar, Loriana Kuka, e cila do të garojë nesër në kategorinë deri 78 kilogramë. /Zëri.info

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Hulumtim, 35,2 % e qytetarëve mendojnë të largohen nga RMV-ja

    Më shumë se një e treta e popullsisë ose 35,2 për qind mendojnë të largohen nga Maqedonia e Veriut....

    Sela: Në qeverisjen VLEN, asnjë e drejtë shqiptare nuk u avansua, vetëm se u shkurtuan ato të drejta që i kishim…

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i ftuar në emisionin Klan Debat tha se nën qeverisjen e VLEN-it...

    Shtrenjtohet nafta dhe benzina në Maqedoni

    Nafta prej sot në mesnatë shtrenjtohet për një denar për litër, ndërsa çmimi i benzinave dhe i vajit ekstra...

    Ministria e Shëndetësisë propozon mbajtjen e maskave në spitale dhe ndalimin e vizitave te pacientët e shtruar

    Mjeku Aleksandar Petliçkovski, kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive, ka theksuar se ky vit është më ei butë, me...