More

    Luboteni, fshati “i etur” për ujë/ Para 6 viteve Zaevi premtonte, tash askush nuk i viziton më

    “Ngelëm duke u zhytur në baltë. Në shekullin 21 për ujë të pastër për pije të flasim. Dhe u premtoj siç jemi të bashkuar, do të ketë jetë edhe në Luboten, edhe në komunën e Butelit, edhe në Shkup edhe në gjithë Maqedoninë”- premtonte Zoran Zaevi, ish kryeministër.

    Luboteni, fshati “i etur” për ujë/ Para 6 viteve Zaevi premtonte, tash askush nuk i viziton më

    Kështu thoshte ish kryeministri Zoran Zaev para banorëve të Lubotenit në tetor të vitit 2017, pikërisht në prag të zgjedhjeve lokale. E që atëherë, kanë kaluar plot gjashtë vjet, e Luboteni ende është pa ujë të pijshëm. Për t’u furnizuar me ujë, qytetarët kanë hapur puse në oborre, e disa prej tyre mbushin ujë edhe tek dy çezmat e fshatit, ujë ky i cili buron nga mali Bashinec. Por edhe atë burim, banorët thonë se vet e kanë hapur.

    “Ja këtu mbushim ujë. Ajo gjithmonë ka qenë ujë i pistë. Unë nuk besoj se ndonjëherë do të rregullohet. Po 70% n’fshat kanë bunarë. Asnjëherë komuna nuk na pyet. Prej komunës ne vetëm këtë rrugë na e kanë rregulluar e për këtë i’a kemi dhënë votat. Se përndryshe asnjëherë asgjë. Në Lubeten nuk i intereson askujt për asgjë. Të gjitha vet me kontribut të fshatit.”

    “-Ja ku e kemi ujin më të pastër, që e kemi sjellë vet.
    -A vijnë nga komuna t’u pyesin për hallet që keni?
    -Joo! Çfarë komune! Të gjitha vet i kemi bërë.”

    “-Te shtëpia s’ka ujë të pijshëm.
    -Por si furnizoheni me ujë?
    -Ja prej këtu. Që e kemi sjellë nga Bashineci.
    -A vijnë ndonjëherë nga komuna t’u vizitojnë?
    -Askush nuk ka qenë hiç! Vetëm për zgjedhje vijnë, për tjera gjëra nuk vijnë fare!”

    Televizioni 21 tentoi të bie në kontakt edhe me kryetarin e komunës së Butelit, Darko Kostovski, i dërguam edhe porosi, por nuk ndau kohë të përgjigjet. Përndryshe fshati Luboten numëron rreth shtatëqind shtëpi. Për shkak cilësisë së pastër të ujit, banorët e Lubotenit por edhe shumë qytetarë nga vendbanime tjera, vijnë dhe mbushin ujë me bidonë.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “Do t’ua presim kokën”, kërcënohen me jetë, deputetët e BDI-së (FOTO)

    Deputetët aktual të Kuvendit të Maqedonisë që përbëjnë pjesën kryesore të opozitës shqiptare janë kërcënuar me jetë. Kërcënimi është dërguar...

    Kufizohet balancuesi, më shumë maqedonas e më pak shqiptarë në administrat

    Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, ka njoftuar se janë ndryshuar përqindjet e balancuesit, mjetit për punësim sipas përkatësisë...

    Bexheti thotë Gashi nuk respekton dygjuhësinë dhe orarin: Jep dorëheqje dhe mos u nënshtroni aq sa ata nuk mund të ju shtypin më

    Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti ka drejtuar një sërë kritikash ndaj kreu të Kuvendit, Afrim Gashi, përcjell TV21. Bexheti...

    Policia në çdo cep të Shkupit, kontrolle të rrepta

    Dje (25.07.2024) në periudhën prej orës 18:00 deri në ora 00:00, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë vazhduar me...