LSDM ia “merr” VMRO-së Lëvizjen BESA!

Shkup, 14 shkurt – VMRO-DPMNE kundër propozim-ligjit për letërnjoftme. Deputetët e partisë se Hristijan Mickovski janë shprehur kundër propozimit të Lëvizjes BESA, që në letërnjoftime të shkruajë edhe përkatësia etnike, konkretisht fjala “shqiptar/e” të jetë në grafë speciale për përkatësinë etnike, shkruan gazeta KOHA. Në BESA shprehen se nuk kanë pritur nga VMRO që të prononcohen kundër propozim-ligjit.
Megjithatë, kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi e ka refuzuar propozimin e VMRO-së që propozim-ligji për letërnjoftimet të hiqet nga rendi i ditës.
Akoma nuk dihet nëse ky propozim-ligj do të votohet me procedurë të shkurtër apo me procedurë të rregullt, siç edhe është propozuar paraprakisht nga BESA dhe LSDM. Iniciativës të BESËS i janë bashkangjitur edhe deputetët e pakicave, si Partia e tuqrve, serbëve dhe të tjerë.
Propozim-ligjin për letërnjoftime pritet ta votojnë deputetët e LSDM-së, BDI-së, BESËS dhe ASH. /Derveni.info

Më të lexuara

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Bekim Fazliu: “A festuat mjaftueshëm? Tani gjeni kriminelët që sulmuan dy punëtorët e higjienës!”

“A festuat mjaftueshëm? Shumë mirë bëtë. U ndjemë krenarë...

Aksident i rëndë në rrugën Strazhë–Gostivar, vetura del nga rruga dhe rrokulliset

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Apple zbulon çmimet: Iphone 18 Pro dhe Pro Max, shumë shtrenjtë

Apple është duke zhvilluar eventin “Suprizë dhe Shkëlqim”, ku...

Moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë...

Artikuj të ngjashëm