More

    LONDËR / Myslimanët heronjë, u zgjuan për syfyr dhe shpëtuan shumë banorë nga zjarri

    Siç shkruajnë mediat e huaja, banorët kanë treguar se si nuk kanë dëgjuar alarmet kur zjarri përfshiu bllokun e kullave 24-katëshe në Londrën Perëndimore.

    Por, siç thuhet më tej, ata u njoftuan për zjarr nga banorët e tjerë, disa prej të cilëve mund të kenë qenë myslimanë të cilët ishin të zgjuar herët në mëngjes për të thyer agjërimin e tyre dhe ishin ndër të parët që vunë re zjarrin.

    Zjarri shpërtheu jo shumë kohë pas mesnatës dhe kur shumë njerëz që jetonin brenda ndërtesës ishin në gjumë.

    Dhe myslimanët ishin midis njerëzve, të parët në vendngjarje pasi njerëzit u evakuuan nga Grenville Tower.

    Të zgjuarit për të filluar agjërimin ose siç njihet të zgjuarit në syfyr ka bërë që shumë myslimanë të kenë shpëtuar nga më e keqja, pasi një ndërtesë shumëkatëshe ishte përfshirë në orët e hershme të mëngjesit në Londër.

    Andre Barroso, 33 vjeç, i tha The Independent: “Myslimanët luajtën një rol të madh në shpëtimin e njerëzve duke u larguar nga aty”.

    Shumica e njerëzve që unë mund të shihja ishin myslimanë. Ata gjithashtu kishin marrë me vete ushqim dhe rroba”.

    Ai tha se shumë njerëz ende po kërkonin për miqtë dhe të afërmit që jetonin brenda ndërtesës.

    Shumë njerëz kanë dhuruar ujë, ushqim dhe veshje në kishën e afërt të Shën Clement, ku vendasit kanë marrë strehim. Të tjerët po shpërndanin shishe me ujë për ata që prisnin jashtë.

    Të gjithë po kontribuonin në mënyrën e tyre. Ishte e mrekullueshme të shihje të gjithë të bashkuar”.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Ky është parashikimi i motit për sot

    Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Vende vende reshjet do të jenë...

    Behgjet Pacolli i siguron Kosovës njohjen nga Kenia

    Behgjet Pacolli i ka siguruar Kosovës një njohje të re. Ish-presidenti dhe ish-ministri i punëve të jashtme i Kosovës...

    Halil Kastrati: Mblidhen 5 milionë euro për bamirësi në Natën e Kadrit

    Halil Kastrati, drejtor i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, ka njoftuar se në Natën e Kadrit janë mbledhur rreth 5...

    Zeqirja Ibrahimi i shqetësuar nga zhvillimet në VLEN, reagon në FB

    Zeqirija Ibrahimi kryetar i Alternativës përmes një postimi në facebook ka reaguar për ngjarjet e fundit në koalicionin VLEN.   “Ideja...