More

    Lista e kandidatëve të mundshëm për president, mes tyre Imer Selmani dhe Oliver Spasovski

    RADMILLA SHEQERINSKA

    NIKOLLA DIMITROV

    IMER SELMANI

    OLIVER SPASOVSKI

    DENKO MALEVSKI

    STEVO PENDAROVSKI

    TEUTA ARIFI dhe

    TAKI FITI

    Sipas burimeve të TV21, këta janë vetëm disa emra të propozuar nga kryeministri Zoran Zaev, për kandidat të mundshëm konsensual në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

    Kryeministri ka paralajmëruar debat brendapartiak, i cili do të shndërrohet në konsultime më të gjëra me partnerët e koalicionit qeveritar si dhe me sektorin publik, por kjo do të mundësohet nesër në mbledhjen e paraparë të kryesisë qendrore të LSDM-së.

    Imer Selmani thotë se është befasur që edhe emri i tij por përflitet për kandidat të mundshëm për president. Megjithatë ai shton se deri tani nuk ka pranuar ndonjë ftesë nga LSDM, ose BDI për të biseduar për këtë temë.

    “Ka analizë të mendimeve për rejtingjeve të individëve të cilët partitë politike janë duke i bërë, veçanërisht ata të cilët janë duke i birë  ata në pushtet. Edi se emri im rrotullohet njëri prej atyre  emrave, po personalisht isha i befasuar edhe më herët se isha i renditur në anketat e fundit si një kandidat i mundshëm. Por unë si Imer Slemani, ende d.th nuk kam asnjë bisedë me asnjë parti politike për tu kandidat  si një kandidat i mundshëm”, tha Imer Selmani.

    Edhe emri i ministrit i brendshëm Oliver Spasovski po përflitet se kandidat i mundshëm për president, por ky i fundit thotë se gjithçka do të vendoset brenda organeve partiake.

    “Unë mendoj për atë se si ta realizojmë gjithë procesin. Mendoj se si të zhvillojmë një debat brenda partisë dhe këtë çështje, së pari, do ta hapim në suaza të partisë e pastaj edhe në opinionin publik. Unë kam përgjegjësi si nënkryetar i Qeverisë, por edhe si nënkryetar i partisë, që të mendoj se si të zgjedhim një njëri i cili do t’u pëlqente qytetarëve të Maqedonisë”, u shpreh Oliver Spasovski.

    Lideri i Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela thotë se partia e tij do të del me kandidat të vet. Ndërsa idenë e BDI-së për kandidat konsensual e quan vetëm një tentim për t’i ikur përgjegjësisë së zgjedhjes së Ivanovit për president.

    “Ata nuk kërkojnë kandidat konsensual, por thjesht e përdorin këtë term edhe pse kryeministri Zaev i kundërshtoi shumë hapurazi, dhe tha që kandidat LSDM-ja mendon për kandidat të LSDM-së. Ata vetëm duke përkrahur kandidatin e një subjekti politik duan të fshin faktin që ata e zgjodhën  direkt duke i detyruat shqiptarët të bojkotojnë, Gjorge Ivanovin president të shtetit. Dhe ata janë përgjegjës për të gjithë të pabërat e Zotit Ivanov”, tha Ziadin Sela, Kryetar i ASH-së.

    E nga BDI mbetën të qëndrimit se, Denko Malevski, është kandidati më serioz për president të vendit, por ende nuk kanë vendosur përfundimisht, pasi kjo do të bëhet e ditur pas takimit Zav-Ahmeti.

    Deri tani emri zyrtare për kandidat është deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vlladimir Gjorçev.

    Zgjedhjet presidenciale priten shpallen nga ana e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, e 8 shkurt, dhe të mbahen me 21 prill të këtij viti.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Shqipëria dhe Mali i Zi favorite për BE! KOS: Maqedonia e Veriut mbetet ta ndryshojë Kushtetutën

    Do të bëjë gjithçka që çështjet dypalëshe të mos jenë pjesë e procesit të negociatave, por kjo tashmë po...

    Takim i Ministrit Murtezani me Ministrin për Punë të Jashtme të Turqisë Hakan Fidan

    Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, mbajti takim të frytshëm me Ministrin për Punë të Jashtme të Republikës së...

    Zjarr në Poliklinikën e Çairit

    Me datë 13 Janar, 2025 në ora 07:35 në SPB Shkup, Poliklinika Çair ka raportuar se në njërën nga...

    “Kosovo i Metohija”/ AAK për Klan Maqedoni: Rezultat i ndikimit të Kurtit në proceset e brendshme të Maqedonisë

    Nga AAK-ja e Ramush Haradinajt për Klan Maqedoni kanë reaguar në lidhje me deklaratat e ministrit të Qeverisë së...