E diel, 20 Prill, 2025
27.8 C
Skopje

Lindita Bakiu, nga Rashçja e Shkupit mbaron fakultetin me mestare 10

Katër nga 23 studentët që Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” sot i shpërbleu janë me mesatare 10. Të gjithë kanë diplomuar me sukses të shkëlqyer në ciklin e parë të studimeve në vitin akademik 2016/2017.

Rektori i USHKM-së, Nikolla Jankullovski, theksoi se studentët më të mirë me sukseset e tyre të arritura gjatë studimeve marrin pjesë në definimin e drejtimeve në ngritjen e vazhdueshme të kualitetit të studimeve në këtë universitetin si më i vjetri, më i miri dhe më i madhi në vend.

Në listën e studentëve më të mirë të diplomuar në vitin akademik 2016/2017 janë edhe tre shqiptarë.

Erblin Braimi, i diplomuar në Fakultetin filozofik në Shkup, në programin studimor – Siguri, mbrojtje dhe paqe, me notë mesatare 10.

Lindita Bakiu, e diplomuar në Fakultetin filologjik “Bllazhe Koneski” në Shkup, në programin studimor – Përkthim dhe interpretim (gjuhë shqipe – gjuhë amtare), me notë mesatare 9.93.

Esra Iljazi, e diplomuar në Fakultetin arkitektonik në Shkup, në programin studimor – Studime të integruara pesë vjeçare të ciklit të parë dhe të dytë në arkitekturë, me notë mesatare 9.24

Më të lexuara

Policia me automjete të rënda pozicionohet në Haraçinë

Forca të shumëta policore, me automjete të rënda, janë...

Aksident tragjik në rrugën Kërçovë-Gostivar, tre të vdekur dhe gjashtë të lënduar

Sonte në rrugën Kërçovë-Gostivar, midis Kërçovës dhe fshatit Trapçin...

Fatmir Dehari pas aksidentit tragjik: Sot zemra e Kërçovës rreh më rëndë…

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari ka reaguar...

Shkupjani ka fituar para në rulet dhe e ka thyer xhamin, sigurimi e marrin në zyrë dhe e rrahin

Më 16.04.2025 rreth orës 23:45 në SPB Shkup, E.S....

Mickoski në bisedime për koalicionin qeveritar / Milloshoski: Stabiliteti nuk rrezikohet

Kryeministri Hristijan Mickoski do të bisedojë me partnerët e...

Edhe Papazovi në “arrest shtëpiak”, Bekteshi e Maksuti plus 30 ditë paraburgim!

Ish-kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, kuadër i...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads