Lëvizja ARBËRIA mban mbledhjen e parë konstituive të Këshillit Drejtues

● Sot, në qytetin e Kumanovës, Lëvizja ARBËRIA zhvilloi mbledhjen e saj të parë konstituive të Këshillit Drejtues, ku u miratua struktura organizative, rregullorja e punës dhe u konfirmuan simbolika, logoja dhe vula zyrtare e Lëvizjes.

 

● Lëvizja ARBËRIA shpreh qëndrime të qarta kundër klasës politike aktuale, e cila po mban peng të ardhmen evropiane të qytetarëve. Qeveria aktuale, veçanërisht partneri maqedonas (VMRO-DPMNE), po dëshmon mungesë guximi politik dhe po ushqen një mendësi të vjetëruar izoluese që përjashton shqiptarët si partnerë të barabartë. Kjo qasje është kthyer në pengesë të drejtpërdrejtë për integrimin evropian të vendit.

 

● ARBËRIA i bën thirrje partnerit shqiptar në qeveri, koalicionit VLEN, të tregojë më shumë vendosmëri dhe këmbëngulje për zhbllokimin e proceseve euro-integruese, pasi durimi i shqiptarëve është drejt fundit.

 

● Gjithashtu, Lëvizja ARBËRIA e konsideron jashtëzakonisht të dëmshëm rolin e opozitës shqiptare, e cila, në vend se të jetë zëri i qytetarëve, është shndërruar në mburojë të krimit, korrupsionit dhe pazareve personale. Kjo opozitë nuk përfaqëson shqiptarët, por po shpërfaq çdo ditë e më shumë amoralitetin politik, frikën për karrierat e saj dhe mungesën totale të alternativës e vizionit.

 

● ARBËRIA denoncon ashpër fenomenin e “pazareve për komuna”, ku qytetarët dhe komunat trajtohen si mall në treg vetëm për të shpëtuar kolltukët e disa kryetarëve partish. Shqiptarët nuk janë mall pazari për shpëtimin e karrierave individuale. Ata meritojnë përfaqësim dinjitoz dhe shpresë reale.

 

● Në mbledhje u diskutua gjithashtu mundësia e pjesëmarrjes së Lëvizjes ARBËRIA në zgjedhjet lokale, si një forcë e pavarur, në koalicion vetëm me popullin shqiptar. Kjo pjesëmarrje do të jetë e përgjegjshme dhe do të ndërtohet mbi vlera të qarta: ndershmëri, përgjegjësi dhe angazhim për ndryshim të thellë.

 

● ARBËRIA caktoi edhe koordinatorët lokalë për disa komuna:

· Abdulla Rexhepi – Likovë

· Fejzulla Zendeli – Gazi Babë

· Rijad Abdullai – Saraj

 

Me respekt,

Lëvizja ARBËRIA

Më të lexuara

Ali Ahmeti në Saraj, Ramadan Emini zgjidhet kryetar i Forumit Rinor të BDI-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti,...

Koalicioni Shqiptar triumfon me 10 mandate në Këshillin Kombëtar

Koalicioni Shqiptar, nën drejtimin e Enkel Rexhepit, ka arritur...

Qeveria themelon Grupin Punues për Apelin e çlirimtarëve

Qeveria e Kosovës ka themeluar Grupin Punues për çështjen...

Çdo qytetar i Maqedonisë i detyrohet mesatarisht bankës rreth 2,300 euro

Kompanitë dhe qytetarët u detyroheshin bankave gjithsej 8.268 miliardë...

Shoferi i autobusit nga Maqedonia ka tentuar të korruptojë policin kufitar në Kosovë me 5 euro – përfundon i arrestuar

  Shoferi i autobusit nga Maqedonia ka tentuar të korruptojë...

Ndërroi jetë Agan Asani futbollisti 13-vjeçar nga Çerkezi i Kumanovës

Lajmin e ke bere te ditur, trajneri i tij...

Artikuj të ngjashëm