Pezullimi i aktvendimit të shkallës së parë dhe të dytë dhe kthim të lëndës “Monstra” në vendosje të sërishme, kërkoi prokurorja publike Liljana Spasovska në seancën e sotme publike, në të cilën u shqyrtuan ankesat për burgim të përjetshëm, të cilën të gjykuarve ua shqiptoi Gjykata Supreme, ndërsa i konfirmoi edhe Gjykata e Apelit.
Kërkesa e prokurorit publik është për shkak të gjendjes së pavërtetuar faktike, por edhe për shkak të ekzistimit eventual të bisedave të përgjuara, të cilat do të mund ta ndërrojnë vijimin e procedurës.
Të gjykuarit për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovës, të cilët edhe gjatë procedurës para Gjykatës Themelore edhe para Gjykatës së Apelit pohuan se janë të pafajshëm, në seancën e sotme publike në Gjykatën Supreme sërish i hodhën poshtë akuzat.
Njëri prej avokatëve të të akuzuarve, Gjorgji Nastevski, duke e sqaruar ankesën theksoi se gjykata nuk ka pranuar më shumë fakte për të cilat ata si mbrojtje konsiderojnë se do të ndikojnë në gjykim gjegjësisht se do të dëshmohet pafajësia e tyre. Kjo mes tjerash, theksoi se me një pjesë të dëshmive për gëzhojat nga plumbat e gjuajtura të gjetura në vendin e vrasjes dhe automobili i cili është inspektuar, nuk dëshmohet faji i të akuzuarve, gjegjësisht se nuk ekziston dëshmi se ata janë autor të kësaj vepre.
Avokati Naser Raufi akuzoi se është kryer montim i veprës penale, ndërsa si dëshmi për këtë ai e theksoi dëshmitarin mbrojtës E1 i cili ka dhënë, siç tha, dëshmi kontradiktore në shumë raste nga dëgjimi. Ai theksoi edhe se sipas ekspertizës gjyqësore, koha e vdekjes së viktimave nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të saktë, ndërsa dëshmitarët nuk i kanë njohur të akuzuarit.
Për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovës, me burgim të përjetshëm janë dënuar Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq dhe Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta. Masakra tek Liqeni i Smillovës ka ndodhur më 12 prill të vitit 2012, të Enten e Madhe, para festës së madhe krishtere Pashkët, kur u vranë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski.