Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Në disa vende moto do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 15 deri në 23 gradë, shkruan Alsat.
Në Shkup, moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe reshje shiu. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 23 gradë Celsiusë. /Alsat.mk