Ministri i ekonomisë Driton Kuçi i ka çuar selame Zeqirja Ibrahimit pasi ai pak më parë tha se BESA është partia që e çoi në histori Nikolla Gruevskin.
Pas këtyre fjalëve Driton Kuçi ia bën me dije Ibrahimit se gënjeshtra është haram nëse është fetarë
“As nuk keni sponzoru fushatën me 100 denaret e qytetareve anonim, as nuk do e ridefinoni Kushtetutën me 3 deputet e më së paku Ju po dërgoni dikë në Histori (në kohen e tij keni hapur mediumet tuaja).
Andaj mos gënjeni!
Nëse jeni fetar ashtu si shtireni, GËNJESHTRA është HARAM!!!” ka shkruar Kuçi
Ndryshe mbrëmë lideri i BDI-së Ali Ahmeti i ra çekiçit duke i thënë Jo bashkëpunimit me VMRO-në e Nikolla Gruevskit për një qeveri të re.