More

    Kush deshi ta “dorëzojë” Blerim Ramadanin në Serbi? Raufi: Qeveria ta ndërpresë këtë agoni që u bëhet ish-ushtarëve të UÇK-së

    Kush deshi ta “dorëzojë” ish ushtarin e UÇK-së, Blerim Ramadani në Serbi, prokuroria, gjykata, politika apo ministritë?

    Këto janë dilemat që së fundmi kanë mbetur pa përgjigjen të cilën shumë e kërkon opinioni.

    Dilemave të hapura nga partitë politike u është përgjigjur, avokati Naser Raufi, i cili në një prononcim për Klan Maqedoni ka spjeguar në detaje se cili është ograni që vendos për ekstradim ose mos ekstradim të një personi nga një në tjetër shtet dhe cili është organi që vendos për paraburgim të një personi.

    Rolin kyç për marrjen e vendimit per paraburgim e ka Gjykata Penale dhe jo Prokuroria, shpjegon Raufi.

    “Procedura për ekstradim praktikisht është ndërmjet ministrive të drejtësisë, Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut dhe ajo e  Serbisë. Dy ministritë kanë kompetenca për procedurën e ekstradimit. Fletarrestin e jep Interpolli. Mandej, procedura shkon te gjykata, me propozim të prokurorisë themelore, propozimin për paraburgim e jep prokurori, megjithatë, për paraburgimin, vendos gjykata, jo prokuroria”, tha Raufi.

    Raufi thotë se Kosova tashmë është shtet në vete dhe se nënshtetasit e Republikës së Kosovës nuk mund të ekstradohen në një shtet tjetër, në këtë rast në Serbi.

    “Kosova është republikë në vete dhe nuk mundet assesi që të ekstradohet një person në territorin e një shteti tjetër që e kërkon, për krim të bërë, hipotetikisht them të bërë apo jo, por për dyshime që është bërë në teritorin e Republikës së Kosovës. Kompetencën e ka vetëm Republika e Kosovës eventualisht të kërkojë ekstradim, por jo edhe Serbia”, deklaroi Raufi

    Sipas avokatit Naser Raufi, lëndët e ngritura nga Serbia mund të jenë edhe fiktive dhe të pa baza. Ai kërkon sinkronizimin e institucioneve në vend dhe mos arrestimin e ish ushtarëve në pika kufitare. Raufi thotë se Qeveria e vendit duhet urgjentisht ta ndalë agoninë që po u bëhet ish ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare.

    “Duhet që Qeveria e RMV-së ta ndërpresë këtë agoni që u bëhet ish ushtarëve të UÇK-së dhe këto persona kur e kalojnë kufirin e RMV-së, të kthehen në Kosovë ose pa marrë parasysh se ku shkojnë për kësi fletarreste nga ana e Serbisë që dërgohen nga ana e Serbisë, të mos realizohen”, u shpreh Raufi.

    Ndryshe, në RMV ka ndodhur që të arrestohen tre ish ushtarë të UÇK-së në periudha të ndryshme, deri më tani asnjëri nuk i është dorëzuar Serbisë.

    Së fundi, kishte reagim edhe nga Beogradi zyrtar i cili ka kërkuar sqarime nga RMV se pse u lejua që Ramadani të ikë drejtë Kosovës kur kërkohej nga organet hetuese në Serbi. /tvklan.mk

     

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Shqipëria dhe Mali i Zi favorite për BE! KOS: Maqedonia e Veriut mbetet ta ndryshojë Kushtetutën

    Do të bëjë gjithçka që çështjet dypalëshe të mos jenë pjesë e procesit të negociatave, por kjo tashmë po...

    Takim i Ministrit Murtezani me Ministrin për Punë të Jashtme të Turqisë Hakan Fidan

    Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, mbajti takim të frytshëm me Ministrin për Punë të Jashtme të Republikës së...

    Zjarr në Poliklinikën e Çairit

    Me datë 13 Janar, 2025 në ora 07:35 në SPB Shkup, Poliklinika Çair ka raportuar se në njërën nga...

    “Kosovo i Metohija”/ AAK për Klan Maqedoni: Rezultat i ndikimit të Kurtit në proceset e brendshme të Maqedonisë

    Nga AAK-ja e Ramush Haradinajt për Klan Maqedoni kanë reaguar në lidhje me deklaratat e ministrit të Qeverisë së...