More

    Kryetari i Butelit, Darko Kostovski për portalin X paralajmëron arrestimin e Ali Ahmetit

    Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski ka bërë sot një deklaratë për mediumin PortaliX, duke thënë se Ali Ahmeti do të arrësohet për disa ditë.

    Kështu ka njoftuar përmes një videoja të publikuar në profilin e tij në Facebook, gazetari Furkan Saliu.

    Sipas Saliut, Kostovski nuk është ndalur me akuza as ndaj mediumit në fjalë.

     

    Njoftimi i plotë i gazetarit Saliu:

     

    Kur pushteti flet për destabilizim, përgjigjet duhet ti kërkoni tek kryetari i Komunës së #Butelit, Darko #Kostovski e jo te #BDI.

    E kërkuam për ta intervistuar për partizimin, familjarizimin e Federatës së Taekëondos, e ai sapo zbriti nga vetura na tha:

    “Do e shihni për disa ditë kur do ta arrestojmë Ali Ahmetin.”

    Një kryetar i komunës kaq i informuar për procese gjyqësore… Fakt që duhet të na brengosë.

    Duke qenë i mbështetur për muri, ai vazhdoi me akuzat ndaj ekipit të PortaliX, duke na akuzuar se ne hamë darka me Ali #Ahmetin dhe Zoran #Zaevin.

    Sigurisht që këto pohime duhet ti dëshmojë në gjykatë.

    Por akuzat si këto nuk na bëhet vonë. Na brengos mentaliteti i Darko Kostovskit.

    “Kjo nuk është Kosovë, ka rend dhe nuk mund të bëni çfarë të doni” – na tha Darko. Duke shpjeguar se si funksionon federata.

    Sjellja e tij është gjë që duhet të na brengos të gjithë neve që jetojmë në këtë komunë e që jemi pak më të ndryshëm se Kryetari i Komunës së Butelit.

    A po, materialin e plotë do ta shihni sonte në #PortaliX.

     

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    VIDEO/ 31 vjet nga fatkeqësia ajrore në Ohër ku humbën jetë edhe shqiptarë nga Kosova! Rrikonstruohet rasti

    Më 20 nëntor të vitit 1993, fluturimi 110 i Avioimpeksit fluturoi nga Aeroporti Ndërkombëtar i Gjenevës në ora 22:00,...

    Alternativa – Dega Saraj formon nëndegën në fshatin Gërçec

    “Sonte, në prani të Ministrit për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, zëvendës-sekretarit të Kuvendit, Ibush Jusufi, dhe kryetarit të degës...

    Rrahja tek shkolla e mjekësisë, policia jep detaje

    Disa nxënës nga shkolla e mesme e mjekësisë në Tetovë kanë sulmuar fizikisht një nxënës të mitur nga po...

    SHVL-UÇK i reagon Kurtit: Tërhiqe deklaratën për gjuhën shqipe dhe kërko falje

    Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti...