E premte, 9 Maj, 2025
12.8 C
Skopje

Kryeministri kritikoi shportën sindikale duke thënë se nuk pi cigare dhe kafe, LSDM: Mickoski me orë 60.000€ s’mundet ta kuptojë këtë

Nga LSDM kanë reaguar ndaj deklaratës së djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili kritikoi metodologjinë e llogaritjes së shportës sindikale, duke thënë se në përllogaritje merren parasysh gjëra luksoze si cigarja e kafeja, të cilat ai nuk i konsumon, përcjell TV21. Nga LSDM kritikojnë kryeministrin, duke thënë se ai nuk i kupton këto gjëra pasi ka orë dore që kushton 60.000 euro.

“Këtë nuk mund ta kuptojë kryeministri me orët luksoze 60 mijë euro dhe garderobën luksoze disa mijëra euro. Problemi nuk është se çfarë ha kryeministri, por se shumë qytetarë nuk kanë para të mjaftueshme për ushqim, bukë, mish, qumësht, fatura dhe nevoja elementare. Në familjet maqedonase ku të dy prindërit marrin pagë minimale, është e nevojshme punë e lodhshme, vetëm për të mbuluar shpenzimet bazë mujore, ndërsa sërish paratë nuk mjaftojnë”, thonë nga LSDM duke shtuar se kërkojnë që paga minimale në vend të bëhet 500 euro./tv21.tv

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Nga 2 maji, hyrja me automjete në Malin Sharr do të paguhet! Ja sa do të kushtojë

Nga data 2 maj 2025, fillon zbatimi i pagesës...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Taravari pas mbledhjes së kryesisë: Nuk i duam ultimatumet, dalim me lista të veçanta

Pas mbledhjes së Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët, Arben...

“Unë jam koordinator i 14 deputetëve”! Snopçe demanton Qokun për ndarjen e grupit të deputetëve

Unë jam koordinator i grupit të deputetëve të VLEN-it,...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads