More

    Kozakut i dogjën makinën: Dy të arrestuar, “Cllevio” u dha 1500 Euro. Shpallet në kërkim

    Në kërkim edhe një 24-vjeçar

    Pak qetësi për Kozak Braçin! “Mbreti i Instagramit” ka mësuar sot se makinën tip “Benz” ia dogji dy javë më parë Kleviol Ahmeti ose siç njihet ndryshe në rrjetet sociale si “Cllevio”.

    Ka qenë ky i fundit që ka porositur që Kozakut t’i digjet makina. Për këtë pagoi rreth 1500 Euro dy persona. Ata janë Dorjan Limushaj, 40 vjeç dhe Markelino Laho, 18 vjeç. Në kërkim është shpallur një bashkëpunëtor i tyre, një 24-vjeçar tjetër.

    Rezulton se 18-vjeçari Laho është arrestuar edhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Policia ka sekuestruar veshjet e tyre që kanë përdorur natën e djegies së makinës.

    Ndërkohë Kleviol Ahmeti është shpallur në kërkim pas këtij rasti. Kujtojmë se rastin e djegies së makinës e publikoi vetë Kozak Braçi në rrjetet sociale.

    “Kanë ardhur kanë djegur makinën edhe kanë kujtuar se kanë bërë ndonjë burrni. Unë më shumë e kam se më keni trembur çunin tek shtëpia se ka plasur makina, por nuk jeni burra ju që bëni këtë gjest. Nesër iki blej prapë makinë. Nuk i kemi kujt borxh. Po të keni gjë më keni xhiro gjithë ditën jo me ardh me djeg makinën se unë po të kisha probleme nuk e kisha parkuar poshtë shtëpisë”, shprehej ndër të tjera Kozaku duke mos i munguar as fjalori i rëndë.

    Kujtojmë se më herët, ai ka paraqitur në komisariatin nr. 4 në Tiranë një kallëzim për Kleviol Ahmetin pasi ky i fundit e ka kërcënuar. Ndërkohë dy vite më parë, “mbreti i Instagramit” u rrëmbye në Tiranë ku u detyrua të futej edhe live në rrjetet sociale./tvklan.al

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “Do t’ua presim kokën”, kërcënohen me jetë, deputetët e BDI-së (FOTO)

    Deputetët aktual të Kuvendit të Maqedonisë që përbëjnë pjesën kryesore të opozitës shqiptare janë kërcënuar me jetë. Kërcënimi është dërguar...

    Kufizohet balancuesi, më shumë maqedonas e më pak shqiptarë në administrat

    Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, ka njoftuar se janë ndryshuar përqindjet e balancuesit, mjetit për punësim sipas përkatësisë...

    Bexheti thotë Gashi nuk respekton dygjuhësinë dhe orarin: Jep dorëheqje dhe mos u nënshtroni aq sa ata nuk mund të ju shtypin më

    Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti ka drejtuar një sërë kritikash ndaj kreu të Kuvendit, Afrim Gashi, përcjell TV21. Bexheti...

    Policia në çdo cep të Shkupit, kontrolle të rrepta

    Dje (25.07.2024) në periudhën prej orës 18:00 deri në ora 00:00, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë vazhduar me...