More

    Kovaçki kërcënon shqiptarët, i përgjigjet Lloga: Kërcënimet tuaja na motivojnë më shumë

    I panderuar z. Kovaçki,

    E pranova mesazhin tuaj. E njoh kapacitetin tuaj intelektual, kuadër i pareformuar, i cili për fat të mirë, në një vend anëtar të NATO-s nuk ka perspektivë dhe mundësi për të marrë certifikatë sigurie, gjë që për fatin tuaj të keq, postin Ministër i Mbrojtjes që e ëndërroni gjatë kohë po bëhet i paarritshëm😉
    Këtë kërcënim mbajeni për vete. Në të njëjtën kohë, Ju falënderoj që na motivoni më tej. Këto budallallëqe të shekullit të kaluar, siç e thot populli, nuk pinë ujë tek ne. Do të më keni çdo ditë, në çdo pjesë të këtij shteti të përbashkët. Maqedonia ime është më e pasur se e Juaja. Maqedonia Evropiane është shumë më e bukur dhe më perspektive, për dallim nga Maqedonia Juaj, e cila është regresive, e izoluar dhe është me “defter” kundër qytetarëve të saj. Ju Kolonel i paaftë, si Front Evropian këtu jemi garancia që ky shtet do të ecë përpara dhe se ky shtet është i të gjithë qytetarëve, si i maqedonasve🇲🇰, ashtu edhe i të gjithë të tjerëve të njësisë së tretë zgjedhore …
    – 9308 romë;
    – 8628 shqiptarë🇦🇱;
    – 5590 turq🇹🇷;
    – 5199 boshnjakë🇧🇦;
    ose gjithsej 28725, votues të papërfaqësuar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
    Dhe për fund, korigjohuni, nuk do të ketë një deputet por minimum tre, sepse bartës është Prof. Dr. Sulejman Baki (një turk krenar i këtij shteti), e i dyti në listë është Xhevdet Sadiku (shqiptar krenar nga Maqedonia e juaj e Veriut).

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Ekstradimi i Lupço Palevskit – Lloga falënderon autoritetet turke

    Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka shprehur mirënjohje për autoritetet turke e në veçanti për ministrin e Drejtësisë së...

    Arbër Ademi: Do të dorëzojmë padi penale për rivotimet

    BDI është mbledhur sot në Reçicë të Vogël. Pas koordinimit, Arbër Ademi nga kjo parti ka bërë të ditur se...

    Pallço sot do të arrijë në Shkup, do të dërgohet menjëherë në Burgun e Shutkës

    I dyshuari i parë për vrasjen e Vanjës dhe për 74-vjeçarin Pançe Zhezhovski, Lupço Palevski Pallço gjatë pasdites pritet...

    Kryeministri sllovak në gjendje kritike, pas plagosjës me armë zjarri

    Kryeministri Fico është qëlluar disa herë dhe tani po transportohet me helikopter për në qytetin e afërt të Banska...