Kosovari e vë në dyshim fotografinë nga Hëna, NASA e “çmonton” me argument

Një koment i bërë nga Nexhi Krasniqi, qytetar nga Kosova, në një postim të NASA-s në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen edhe të Administrata Kombëtare Aeronautike Hapësinore Amerikane.

Nexhi e vuri në pikëpyetje autenticitetin e disa pamjeve të hënës të publikuara nga NASA dhe të realizuara në misionin Artemis II.

Në postimin ku paraqiteshin pamje të realizuara nga anija kozmike Orion gjatë fluturimit rreth anës së fshehtë të Hënës, qytetari nga Kosova pyeti pse nuk duken yjet në fotografi dhe sugjeroi se pamjet mund të ishin krijuar nga inteligjenca artificiale.

“Pse nuk janë të dukshme yjet nga kjo pozicion? Dyshoj se është krijuar nga inteligjenca artificiale!”, shkroi ai në koment.

Reagimi nga NASA nuk vonoi. Pas vetëm pesë minutash, NASA iu përgjigj drejtpërdrejt, duke shpjeguar arsyen shkencore pas mungesës së yjeve në pamje.

“Ne s’mund t’i shohim yjet në këto imazhe sepse yjet duken relativisht shumë të zbehtë në krahasim me Hënën, e cila është shumë më afër dhe reflekton shumë më tepër dritë. Kamerat mund të kapin vetëm një interval të caktuar midis pjesëve më të ndritshme dhe më të errëta të një skene”.

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Grubi: 3 milionë euro për ndërtimin e rrugës “Hasan Prishtina” në Vizbeg

Shkup, 6 prill- Qeveria tashmë i ka ndarë 3...

Xhaferi për vizitë në Komunën e Manastirit

Kryeministri Talat Xhaferi sot do ta vizitojë Komunën e...

LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do...

Në tri minuta, Xiaomi bën “kërdinë” me shitjen e makinave elektrike!

Xiaomi ka arritur rekord me shitjen e më shumë...

Artikuj të ngjashëm