INFORMIM PËR OPINIONIN NË LIDHJE ME SALLAT SPORTIVE NË VENDBANIMIN BUKOVIQ DHE KRUSHOPEK
Fillimisht, në mbledhjen e IV të Këshillit të Komunës së Sarajit me datë 31.01.2022, janë miratuar dhe është dhënë pëlqim të programeve për ndërtimin e sallave sportive në kuadër të shkollave fillore në vendbanimet Bukoviq dhe Krushopek. Pas miratimit, në periudhën në vazhdim Komuna e Sarajit ka filluar pregaditjen dhe përpilimin e projekteve themelore për ndërtimin e dy sallave sportive përfshirë këtu krahas projekteve bazë edhe elaboratet gjeodezike, PPZ elaboratet dhe dokumentacionet tjera të nevojshme dhe ka siguruar tokën ku do të ndërtohen të njëjtat. Kështuqë, me projekte të kompletuara komuna ka aplikuar deri te Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në kuadër të programit për ndërtimin e sallave sportive dhe ka fituar mbështetje për realizimin e të njëjtave. Në këtë drejtim, Komuna e Sarajit veçmë me datë 22.07.2024 ka marrë vendim për lirim të pagesës me nr.0901-851/1 dhe me datë 13.08.2024 ka dhënë Lejen e Ndërtimit me nr. PAI 2104 – 1066 për sallën sportive në kuadër të shkollës fillore “Emin Duraku” në vendbanimin Bukoviq. Së shpejti do të përfundojn edhe procedurat për sallën sportive në vendbanimin Krushopek, në kuadër të shkollës fillore “Përparimi”.
Komuna e Saraji-it është plotësisht e gatshme dhe ka përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme, me çka kërkon nga qeveria aktuale dhe ministria përkatëse që të mos heq dorë dhe të mbështesë ndërtimin e paraparë të këtyre dy sallave sportive në vendbanimet e komunës tonë. Rikthesojm se tani është e nevojshme vetëm të hapet shpallja nga ministria përkatëse në periudhën në vazhdim dhe mandej do të duhet të fillohet me ndërtimin e sallave sportive, fillimisht në Bukoviq dhe mandej, në Krushopek.